Shpallje Vendi Vakant 2 Specialistë, kategoria III-b

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

SHPALLJE VENDI VAKANT
2 Specialistë në Sektorin e Informimit, në Drejtorinë e Informimit të Mediave

Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 512, datë 18.9.2021 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Media dhe Informim” dhe të Urdhrit të Kryeministrit, nr. 136, datë 23.11.2021 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë për Media dhe Informim”, i ndryshuar,  Agjencia për Media dhe Informim, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin:

 2 Specialistë në Sektorin e Informimit, në Drejtorinë e Informimit të Mediave – kategoria III-b

Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

– Asiston Koordinatorin e Drejtorisë në përpilimin e deklaratave për shtyp të Kryeministrit;

– Asiston Koordinatorin e Drejtorisë, Drejtorinë e Koordinimit të Ministrive dhe Agjencive dhe strukturat përgjegjëse në ministri për përpilimin e deklaratave për shtyp të ministrive dhe agjencive të varësisë;

– Asiston në zbardhjen e saktë të fjalëve dhe komunikimeve të Kryeministrit si dhe publikimin për median të vendimeve të Këshillit të Ministrave;

– Raporton pranë përgjegjësit të sektorit dhe drejtorit të drejtorisë për ecurinë e proceseve të informimit të qytetarëve;

– Garanton ecurinë dhe mbarëvajtjen e punës në grup përmes aftësive analitike dhe komunikuese me kolegët dhe eprorët.

 

Aplikantët duhet të plotësojnë kërkesat si më poshtë:

– Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” ose “Master Profesional”;

– Preferohet të kenë eksperiencë të mëparshme pune në sektorë të ngjashëm


Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:

 Aplikantët duhet të paraqesin në Agjencinë për Media dhe Informim në adresën: Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Tiranë ose në adresën e e-mailit vakance@mia.gov.al, këto dokumente:

  • Letër interesi ku specifikohet emërtimi i pozicionit për të cilin aplikojnë;
  • CV;
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
  • Fotokopje të librezës së punës nëse kanë;
  • Certifikatë të kualifikimeve nëse kanë;
  • Numër kontakti dhe adresë e-maili.

Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve dhe dokumentacionit të plotë është data 01.03.2022. Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda kësaj sjell skualifikim të aplikantit

Aplikantët njoftohen individualisht dhe nëpërmjet adresës së e-mailit ose telefonit për verifikimin e plotësimit të kritereve të kërkuara, procesin e ankimimit, datën e provimit me gojë si dhe për informacione të tjera të nevojshme.

Previous SHPALLJE VENDI VAKANT<br>Specialist i Burimeve Njerëzore në Sektorin e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse