Balluku në tunelin e Llogarasë: Gati në afatin që kemi premtuar -

about us

Contact

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Contact

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Balluku në tunelin e Llogarasë: Gati në afatin që kemi premtuar

Në tunelin e Llogarasë kanë përfunduar afro 88% e punimeve. Ka përfunduar puna për betonimin e tunelit kryesor në të gjithë gjatësinë e tij, ndërsa po vijon puna për detajet e tjera që janë pjesë e kësaj vepre.

Janë fazat e fundit të punimeve për të nisur më pas hedhjen e shtresave asfaltike, ndërsa po punohet edhe për vendosjen e sistemit elektromekanik dhe sistemin e ndriçimit. Po ashtu, po punohet paralelisht edhe për ndërtimin e qendrës së monitorimit të tunelit.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli ndoqën nga afër punimet në këtë vepër e cila parashikohet të jetë gati dhe e hapur për qarkullimin e automjeteve në nisje të sezonit turistik veror të këtij viti.

“Jemi në aktivitetet e fundit sa i takon punimeve në tubin kryesor. Është gati për të filluar punimet e asfaltit. Ndriçimi është në proces, në fillim të tunelit ka përfunduar. Pajisjet e aspirimit janë të montuara. Jemi besimplotë që afatet do të kapen. Punimet po ecin shumë mirë. Pika kritike nuk kemi. Pajisjet i kemi të gjitha në kantier dhe janë gati për t’u montuar”, sqaroi Gjyli.

Ministrja Balluku teksa theksoi se ka një angazhim maksimal për të përfunduar të gjitha punimet brenda aftit të parashikuar, në mënyrë që kjo vepër, e cila shkurton ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt bregdetit të jugut, të jetë në dispozicion të qytetarëve. Balluku tha se pas përfundimit të sezonit veror, kur ulet edhe fluksi i lëvizjes drejt bregdetit, në tunel do të rinisin punimet deri në përfundimin e plotë të veprës.

“Tuneli i Llogarasë do të hapet për akses të automjeteve, sigurisht me disa kushte sigurie pasi do të na duhet që ne të vazhdojmë punën në tetor. Kur të mbaroj fluksi do të mbyllet sërish, ashtu siç kemi bërë dhe me Orikum-Dukat, ashtu siç kemi bërë edhe me bypass-in e Vlorës, pra që ne i disponojmë për kalim gjatë verës, por i mbyllim në tetor për t’ju dhënë mundësi që të përfundojnë të gjitha detajet, sidomos edhe ato të parametrave brenda tunelit të emergjencës”, tha Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë theksoi se këtë sezon nuk do të aplikohet asnjë tarifë për automjetet të cilat do të kalojnë përmes tunelit. “Deri në tetor do të funksionojnë normalisht, do të kemi disa kufizime përsa i përket shpejtësisë apo gjithçka tjetër. Policia do të jetë në monitorim të vazhdueshëm, në hyrje dhe dalje të tunelit. Këtë vit nuk do të aplikohet pagesa e tunelit pasi duhet të përfundojë i gjithë kantieri dhe parashikohet që të vazhdojë në vitet në vazhdim. Aplikimi i tarifës do të jetë pas vitit 2025 kur të dorëzohet ky si tunel i plotë bashkë me tunelin e emergjencës. Këtë vit do të jetë i aksesueshëm nën monitorimin e policisë rrugore, por me parametrat e plotë të sigurisë”, u shpreh Balluku.

Në tunelin e Llogarasë po punohet me tre turne,  ku krahas tunelit po punohet edhe për rrugët lidhëse të kësaj vepre.

Previous Speech given by Minister Anila Denaj when signing the Agreement with BOKU University