Specialist në Sektorin e Hulumtimit dhe Përmbajtjes, në Drejtorinë e Informimit të Institucioneve, Hulumtimit dhe Përmbajtjes, në Agjencinë për Media dhe Informim – klasa IV-1
Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 512, datë 18.9.2021 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Media dhe Informim” dhe të Urdhrit të Kryeministrit, nr. 136, datë 23.11.2021 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë për Media dhe Informim”, i ndryshuar, Agjencia për Media dhe Informim, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin:
Specialist në Sektorin e Hulumtimit dhe Përmbajtjes, në Drejtorinë e Informimit të Institucioneve, Hulumtimit dhe Përmbajtjes, në Agjencinë për Media dhe Informim – klasa IV-1
Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
– Asiston koordinatorin (fjalëshkruesin) e drejtorisë në përpilimin e fjalimeve, tezave të diskutimit apo materialeve të tjera të komunikimit publik të Kryeministrit si dhe, sipas udhëzimeve të koordinatorit (fjalëshkruesit), mbështet Drejtorinë e Koordinimit të Ministrive dhe Agjencive dhe strukturat përgjegjëse në ministri në redaktimin e fjalëve, tezave të diskutimit apo materialeve të tjera të komunikimit publik në funksion të ministrive dhe agjencive;
– Kujdeset për vlerësimin e informacionit të mbledhur përmes procesit të hulumtimit apo informacionit të ardhur nga ministritë dhe institucionet e tjera, i cili përdoret në funksion të fjalëve, tezave të diskutimit apo materialeve të tjera të komunikimit publik;
– Nën mbikëqyrjen e përgjegjësit të sektorit dhe drejtorit të drejtorisë ndihmon në shkrimin dhe përgatitjen e materialit përmbajtësor për faqet e internetit dhe kanalet e komunikimit elektronik të Kryeministrit dhe ministrive, si dhe për publikime të ndryshme sipas nevojës;
– Raporton pranë përgjegjësit të sektorit, drejtorit të drejtorisë apo koordinatorit të drejtorisë (fjalëshkruesit) për ecurinë e procesit të përgatitjes së materialeve përmbajtësore;
– Garanton ecurinë dhe mbarëvajtjen e punës në grup përmes aftësive analitike dhe komunikuese me kolegët dhe eprorët.
Aplikantët duhet të plotësojnë kërkesat si më poshtë:
– Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” apo “Master Profesional”;
– Preferohet të kenë eksperiencë të mëparshme pune në sektorë të ngjashëm
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:
Aplikantët duhet të paraqesin në Agjencinë për Media dhe Informim në adresën: Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Tiranë ose në adresën e e-mailit vakance@mia.gov.al, këto dokumente:
- Letër interesi ku specifikohet emërtimi i pozicionit për të cilin aplikojnë;
- CV;
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
- Fotokopje të librezës së punës nëse kanë;
- Certifikatë të kualifikimeve nëse kanë;
- Numër kontakti dhe adresë e-maili.
Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve dhe dokumentacionit të plotë është data 20.11.2023. Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda kësaj date sjell skualifikim të aplikantit.
Aplikantët njoftohen individualisht dhe nëpërmjet adresës së e-mailit ose telefonit për verifikimin e plotësimit të kritereve të kërkuara, procesin e ankimimit, datën e provimit me gojë si dhe për informacione të tjera të nevojshme.