Qëllimi & Misioni - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Qëllimi & Misioni

Misioni:

Misioni i Agjencisë për Media dhe Informim është të sigurojë transparencën në lidhje me të gjitha politikat, projektet dhe aktivitetet e Qeverisë Shqiptare, si dhe institucioneve publike në varësi të saj.

Agjencia për Media dhe Informim ka gjithashtu për mision, t’i komunikojë në mënyrë transparente, medias dhe publikut, qëllimin, objektivat, risitë apo problematikat që zgjidhen nëpërmjet akteve të Këshillit të Ministrave dhe të akteve të tjera të ministrave dhe çdo institucioni të administratës shtetërore.


Qëllimi:

Agjencia për Media dhe Informim ka për qëllim t’i shërbejë nevojave të publikut, medias dhe qeverisë, duke iu përgjigjur në kohë interesit të tyre për informim.

Për këtë qëllim, Agjencia garanton informimin e publikut mbi punën e qeverisë përmes të gjitha mjeteve të komunikimit masiv, si dhe të medias përmes organizimit të aktiviteteve informuese, konferencave për shtyp dhe çdo eventi të institucioneve publike.

Gjithashtu, Agjencia informon Këshillin e Ministrave mbi lajmet, debatet publike, çështjet me interes publik të paraqitura në median vendëse dhe të huaj, si dhe organizon punën për të përgatitur qëndrimet dhe sondazhet qeveritare mbi çështjet me interes publik.