Drejtori i Përgjithshëm - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Drejtori i Përgjithshëm

Biografia e Z. Alteo Hysi

Në tetor 2023, Alteo Hysi u emërua nga Kryeministri i Shqipërisë, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Media dhe Informim. Më parë, Z. Hysi ka mbajtur detyrën e Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë. Karriera e tij në Agjenci ka nisur me rolin e Drejtuesit të Drejtorisë së Informimit të institucioneve, Hulumtimit dhe Përmbajtjes. 

Alteo Hysi ka studiuar Gazetari Politike dhe Shkenca Komunikimi në Fakultetin e Histori-Filologjisë, Universiteti i Tiranës. Ai zotëron gjithashtu një diplomë Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare. Z. Hysi ka ndjekur trajnime dhe kurse të ndryshme ndërkombëtare me fokus në etikën e medias, gazetarinë investigative, gazetarinë online dhe marrëdhëniet me publikun.

Prej vitit 2015, Z. Hysi është pjesë e një ekipi trajnerësh për pushtetin vendor dhe politikën vendore pranë Fondacionit gjerman “Friedrich Ebert”. Përmes këtij projekti, ai kontribuon në edukimin politik të të rinjve shqiptarë mbi bazat e organizimit të pushtetit vendor.

Prej disa vitesh, ai është i angazhuar si ekspert në fushën e komunikimit publik dhe medias për Fondacionin Friedrich Ebert.

Z. Hysi është një kontribues i vazhdueshëm edhe në procesin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE për Kapitullin 31 “Politikat e Jashtme, të Sigurisë dhe Mbrojtjes”, lidhur me qasjen strategjike kundër Manipulimit dhe Ndërhyrjes së Informacionit të Huaj (FIMI).

Kontakt: alteo.hysi@mia.gov.al