110 - Vjetori i FA, mbi 300 artistë të bandave ushtarake të vendeve të NATO, koncert bamirësie për Ukrainën, në Tiranë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

110 – Vjetori i FA, mbi 300 artistë të bandave ushtarake të vendeve të NATO, koncert bamirësie për Ukrainën, në Tiranë

Nën tingujt e muzikës më të përzgjedhur botërore, por edhe këngët më të njohura shqiptare, mbi 300 artistë nga kori, Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura, Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe bandat ushtarake nga Kosova, SHBA, Britania e Madhe, Franca, Italia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe Sllovenia u bënë bashkë në një koncert madhështor, në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë.

Përmes këtij eventi me moton “110 – vjet Pavarësi, 110 – vjet Forca të Armatosura – Së bashku për Paqen” u dhanë mesazhe të forta solidariteti ndaj popullit ukrainas që po përballet prej 24 shkurtit me agresionin rus, por edhe mesazhe paqeje dhe sigurie për të gjithë botën.

Të pranishëm në këtë koncert madhështor ishin kryeministri Edi Rama, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ambasadorja e SHBA Yuri Kim dhe ambasadorë të vendeve të NATO-s dhe BE-së në Shqipëri, atashe ushtarakë, etj.

Është hera e parë që një event i këtij dimensioni zhvillohet në Shqipëri.

Të ardhurat e realizuara nga biletat do të shkojnë në mbështetje të familjeve me fëmijë të lënduar nga lufta në Ukrainë.

Previous Dialogu i dytë për krizën ushqimore, Xhaçka: Të ndërtojmë një Mesdhe model se si mund të menaxhohet kjo krizë në mbarë botën