110 - Vjetori i Pavarësisë dhe i Krijimit të FA, Ministria e Mbrojtjes organizon javën festive - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

110 – Vjetori i Pavarësisë dhe i Krijimit të FA, Ministria e Mbrojtjes organizon javën festive

110 – Vjetori i Pavarësisë, që përkon njëherësh edhe me 110 – Vjetorin e Krijimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë do të kremtohet me një seri aktivitetesh në Tiranë dhe në disa rrethe të ndryshme të vendit.

Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë organizojnë javën festive, me evente që do të shtrihen në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe do të kulmojnë me koncertin madhështor “110 vjet Forca të Armatosura – Së bashku për Paqen”, në datën 3 dhjetor 2022, ora 19:00 në Pallatin e Kongreseve.

Në këtë event do të performojnë mbi 300 artistë nga Orkestra Simfonike e FA, Kori i FA, Orkestra Frymore e FA (OFFA) dhe bandat ushtarake të Kosovës dhe vendeve të NATO nga SHBA, Britania e Madhe, Franca, Italia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe Sllovenia.

Kjo është hera e parë që një event i këtij dimensioni zhvillohet në Shqipëri. Të ardhurat e realizuara nga biletat do të shkojnë në mbështetje të familjeve me fëmijë të lënduar nga lufta në Ukrainë.

Ndërkaq me rastin e Festës së Pavarësisë, më 28 Nëntor, në ceremoninë e Flamurit në Vlorë që do të zhvillohet në orën 10:00, Orkestra Frymore e FA, bandat ushtarake të Britanisë së Madhe, SHBA, Kosovës dhe Greqisë do të performojnë në Sheshin e Flamurit dhe më pas, në orën 11:00, do të zhvillohet një koncert në Pedonale, përballë Muzeut Historik të qytetit të Vlorës.
Po në 28 Nëntor, në orën 11:40 bandat ushtarake të Shqipërisë, Greqisë, Kosovës dhe Britanisë së Madhe do të performojnë në marsh në Lungomare.

Me rastin e 78 – Vjetorit të Çlirimit të vendit, formacioni i përbashkët i bandave ushtarake të Shqipërisë, SHBA dhe Britanisë së Madhe do të performojnë së bashku, në orën 18:30 te Pazari i Vjetër i Korçës.

Ndërsa po në datën 29 Nëntor, në orën 17:00, banda e Greqisë do të jetë në një koncert në sheshin para Bashkisë së Durrësit.

Në vijim të festimeve të përbashkëta për 110 – Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë vendosur që veç stërvitjeve të përbashkëta ta shtrijnë bashkëpunimin edhe në art dhe futboll. Kështu më 30 nëntor, në orën 10:00 banda e Kosovës dhe OFFA do të performojnë në një koncert, ndërkohë që do të luhet edhe ndeshja e futbollit mes Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës, në Kukës Arena.

Më 1 dhjetor, në pika të ndryshme të kryeqytetit do të organizohen performanca të ndryshme, të bandave ushtarake të Sllovenisë, Italisë, Maqedonisë së Veriut, Britanisë së Madhe, Greqisë, Kosovës, SHBA, Francës dhe Shqipërisë.

Në datën 2 dhjetor në orën 17:00 do të organizohet koncerti marsh te Galeria e Arteve deri te Pallati i Kongreseve.

Festimet e 110 – Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe 110 – Vjetorit të Krijimit të FA të Shqipërisë do të mbyllen me koncertin gala.

Previous 6 gra humbën jetën nga dhuna në familje, Manastirliu: Të bashkohemi për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave