17 mijë nxënës të shkollave profesionale nisën vitin e ri shkollor
Rreth 17 mijë nxënës nisën sot vitin e ri shkollor në shkollat profesionale të vendit, ku ndjekin programe që ndërthurin formimin teorik me aftësimin praktik dhe përgatitjen për tregun e punës.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, uroi nxënësit për nisjen e vitit të ri shkollor, me një urim të veçantë për ata që këtë vit nisin për herë të parë arsimin profesional.
Ministrja bëri të ditur se regjistrimet për klasën e 10-të në arsimin profesional vijojnë të jenë të hapura deri më 30 shtator, përmes portalit e-Albania.
Arsimi profesional ofrohet në 31 shkolla publike në të gjithë vendin. Pjesëmarrja në këtë arsim ka arritur në 19,4% të arsimit të mesëm, nga 12,7% në vitin 2013.