Përmbledhje e Performancës Paraprake të të Ardhurave dhe Shpenzimeve për Janar 2024 - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Përmbledhje e Performancës Paraprake të të Ardhurave dhe Shpenzimeve për Janar 2024

Performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për muajin Janar 2024 reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve.

Të ardhurat totale, për muajin Janar 2024, u realizuan në masën 100.6% të planit të së njëjtës periudhë.

Shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e parë të vitit 2024, arritën në rreth 38.6 miliardë lekë me një realizim në masën 89.2 përqind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023 ky zë ka rezultuar 10.3 përqind më i lartë ose rreth 3.6 miliardë lekë më shumë.

Niveli i suficitit në muajin e parë të vitit 2024 rezultoi në rreth 15.8 miliardë lekë.

Performanca Paraprake e të Ardhurave dhe Shpenzimeve për Janar 2024

Të Ardhurat

Të ardhurat totale, për muajin Janar 2024 u realizuan në masën 54.35 miliardë lekë ose 100.6% e planit të së njëjtës periudhë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, u mblodhën 4 miliardë lekë më shumë, ose 8% më shumë se në Janar 2023.

Të ardhurat e arkëtuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (përfshirë edhe Kontributet e mbledhura nga DPT), u vlerësuan në masën 50.4 miliardë lekë, 5 miliardë ose 11% më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, si dhe 646 milionë ose 1.3% më shumë se plani i janarit për vitin 2024.

Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 15 miliardë lekë, 236 milionë lekë ose 1.6% më pak se Janari i vitit 2023, si dhe 916 milionë lekë ose 5.7% më pak se plani i të ardhurave doganore për muajin Janar 2024.

Të ardhurat nga TVSH në import për Janarin e vitit 2024 rezultojnë 9.9 miliardë lekë, 30 milionë lekë ose 0.3% më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë, si dhe 754 milionë ose 7.1% më pak se plani për muajin Janar 2024.

Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 4.3 miliardë lekë, 198 milionë lekë ose 4.8% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2023, si dhe 169 milionë lekë ose 3.8% më pak se plani i akcizës për Janarin 2024.

Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 187 milionë lekë, 47 milionë ose 20% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe realizim në masën 76.8% kundrejt planit për Janarin 2024.

Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 639 milionë lekë, 55 milionë lekë ose 9.4% më shumë se Janari 2023, si dhe realizim në masën 110.9% kundrejt planit.

Të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontributet e mbledhura nga DPT), për janarin e vitit 2024 u realizuan në masën 35.4 miliardë lekë, 4.8 miliardë ose 15.5% më shumë se janari  i vitit të kaluar, si dhe 1.6 miliardë lekë, ose 4.6% më shumë se plani i Janarit 2024.

Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizua në masën 8.4 miliardë lekë, 1.3 miliardë ose 18.3% më shumë se Janari 2023, si dhe 180 milionë ose 2.2% më shumë se plani i TVSH për t’u arkëtuar në janarin 2024.

Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 2.9 miliardë lekë 462 milionë lekë, ose 19.3% më shumë se Janari 2023, si dhe 513 milionë lekë ose 21.8% më shumë se plani i Janarit të vitit 2024 për Tatimin mbi Fitimin.

Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 5.7 miliardë lekë, 452 milionë lekë ose 8.6% më shumë se Janari 2023, si dhe 212 milionë ose 3.6% më pak se plani i Janarit 2024.

Taksat nacionale, për peridhën janar 2024 u realizuan në masën 4.3 miliardë lekë, 553 milionë lekë ose 14.6% më shumë se Janari 2023, si dhe 134 milionë lekë ose 3.2% më shumë se plani  për Janarin 2024.

Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (të administruara nga DPT), u realizuan në masën 14 miliardë lekë, 2 miliardë lekë ose 16.4% më shumë se Janari 2023, si dhe realizim 107.2% të planit për Janarin 2024.

Shpenzimet

Shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e parë të vitit 2024, arritën në rreth 38.6 miliardë lekë me një realizim në masën 89.2 përqind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023 ky zë ka rezultuar 10.3 përqind më i lartë ose rreth 3.6 miliardë lekë më shumë.

Shpenzimet korente kanë shënuar një realizim në masën 92.7 përqind të planit të periudhës dhe 6.4 përqind të planit vjetor.

Niveli i suficitit në muajin e parë të vitit 2024 rezultoi në rreth 15.8 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë niveli i suficitit ka rezultuar 2.9 përqind më i lartë.

Grafik: Të ardhurat, shpenzimet dhe deficiti/suficiti – Plan vs Fakt 1 Mujori 2024 (në milionë lekë)

Burimi: Ministria e Financave (2024)

Previous Kumbaro dhe Nikolla në parkun e ri të Paskuqanit, një atraksion i ri i qarkut të Tiranës