Fjala e ministres Kumbaro pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Fjala e ministres Kumbaro pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave

Më lejoni të vazhdoj me disa vendime të tjera që mori qeveria shqiptare, me ndryshimin, amendimin e 4 ligjeve në fushën e mjedisit; konkretisht ligji “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis”, ligji “Për Mbrojtjen e Mjedisit”, ligji “Për Mbrojtjen e Biodiversitetit” dhe ligji “Për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis”. Ku konsiston ndryshimi ose ndërhyrja që kemi bërë në këto katër ligje? Vjen si pasojë e disa situatave. Në radhë të parë do t’i referohem rezultateve të Këshillimit Kombëtar të para një viti e gjysmë ku pyetjes “A duhet të forcohen masat ndëshkuese për ndotjet në mjedis, për krimet mjedisore, për mosrespektimin e aspekteve të ndryshme të mjedisit qoftë kur bëhet fjalë për ndotjen e natyrës, qoftë kur bëhet fjalë për ndotjen e mjedisit në përgjithësi, pjesëmarrësit në këtë anketim iu përgjigjën me mbi 70% që ‘po’-të ketë një përforcim të masave ndëshkuese. Kjo bëri që Ministria e Turizmit dhe Mjedisit të rishikonte gjithë paketën ligjore ku parashikoheshin prej vitesh masa administrative për kundravajtësit, por edhe në respekt të parimit “ndotësi paguan” dhe na rezulton që për arsye edhe proceduriale, edhe burokratike, por edhe të procedurave të parashikuara në legjislacionin ekzistues gjobat bëheshin vështirësisht të ekzekuteshme për shkak të periudhave shumë të gjata të ankimimit, duke humbur efikasitetin e tyre në mbrojtjen e mjedisit. Akoma më akute bëhet kjo ndërhyrje kur kemi parasysh që popullsia e Shqipërisë nuk është më 2.8 milionë banorë, por me shtimin e flukseve turistike, ku presim 30-40% më shumë këtë vit, krahas gjithë punës dhe masave që ka marrë qeveria shqiptare por edhe pushteti vendor për mirëmbajtjen e mjedisit dhe menaxhimin e mbetjeve, masat administrative, gjobat me të cilat duhet të shoqërohet ky proces, janë jo thjesht pjesë penalizimi, por edhe masë edukimi. Prandaj të gjitha masat ndëshkimore të parashikuara në këto katër ligje rriten me rreth 30% por më e rëndësishmja është që ato kthehen menjëherë në titull ekzekutiv për të ruajtur efektin e tyre ndëshkues, korrektues dhe edukues.

Jo më larg se dje, në ditën e 1 Majit u ndodhëm në uzinën e ferrokromit në Elbasan ku inauguruam një investim të ri në zbatim të ligjit, si masë e detyrueshme nga sektori privat, ndaj mbrojtjes së cilësisë së ajrit që shkaktohet nga emetimet e gazit karbonik nga aktiviteti industrial. Nuk kemi asgjë kundër aktivitetit industrial dhe të gjithë aktiviteteve të tjera ekonomike në territor, por duhet ta kuptojmë që nga individi më i thjeshtë i cili ndot natyrën mbasi ka bërë një piknik deri tek kompanitë e mëdha janë të detyruar të jenë të vëmendshëm po aq sa për biznesin e tyre të investojnë edhe për cilësinë e ajrit. Të gjitha këto janë nën frymën në radhë të parë të detyrimit që kemi ndaj qytetarëve shqiptarë, në radhë të dytë në zbatim dhe përpara detyrimeve që kemi marrë në Bashkimin Evropian në gjithë paketën e legjislacionit I cili nuk duhet të jetë europian vetëm në letra por edhe në masat konkrete që nga investimet private deri te sjellja tek ne. Në këto pikëvështrime dhe në ofirmin e një Shqipërie të pastër turistike kemi bërë këto katër ndërhyrje dhe do të vijojmë me disa ndërhyrje siç është ligji për “Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”.

Previous Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu për miratimin e projektmarrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave Shqipërisë dhe Universitetit Kombëtar të Arsimit në Distancë, Spanjë