7 sportistë elitarë marrin gradën “kolonel” në FA - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

7 sportistë elitarë marrin gradën “kolonel” në FA

Shtatë sportistë elitarë, kampionë olimpikë, botërorë dhe evropianë morën në një ceremoni të veçantë gradën “kolonel” si pjesë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Në ceremoninë, ku të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi gradën e morën Luiza Gega, Briken Calja, Erkand Qerimaj, Alban Beqiri, trajnerja e xhudos Majlinda Kelmendi dhe xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

Në fjalën e tij, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u shpreh se: “Ka një të përbashkët ndërmjet sportistëve elitarë, misionit të tyre dhe misionit të ushtarakëve të Forcave të Armatosura. Kjo pikë e përbashkët është flamuri i Shqipërisë dhe dashuria për vendin. Kjo na bashkon sot këtu dhe i jep legjitimitet dhe mbështetje morale të jashtëzakonshme këtij gjesti të qeverisë shqiptare dhe Kuvendit, pra dhënies së gradave të larta të sportistëve elitarë që me flamurin e Shqipërisë kanë arritur rezultatet më të larta kudo në botë. FA e valëvisin flamurin e Shqipërisë dhe mbajnë atë lart dhe dinjitoz në 7 misione në botë dhe janë 7 kolonelë që në 7 raste flamurin shqiptar e kanë ngritur më lart se gjithë flamujt e tjerë të gjithë botës.”, – u shpreh ministri Peleshi. “FA janë rruga e duhur edhe për një karrierë individuale. Ne u japim ushtarakëve tanë sot një trajtim dinjitoz, sot çdo ushtarak trajtohet financiarisht me pagë 40% më shumë se vitin e kaluar.”, – theksoi Peleshi.

Ndërsa kryeministri Edi Rama theksoi se përfshirja e këtyre kampionëve dhe gradimi i tyre përbën një vlerë të shtuar morale dhe profesionale përtej simbolikës.

“Kampionët shqiptarë tanimë të dalë përfundimisht nga zona e errët e braktisjes dhe harresës nga shteti do të jenë mes ushtarakëve tanë, mes gjithë atyre përpjekjeve për ta ngritur lartë ushtrinë tonë duke dhënë forcën e shembullit të tyre dhe njëkohësisht shembullin e forcës së tyre në dispozicion të stërvitjes psiko-fizike të FA. Jam shumë i lehtësuar sot nga një barrë tjetër që më në fund qeveria jonë e heq nga kurrizi i barrave të mëdha të trashëguara të së shkuarës, sepse nga sot ne mund t’ i shikojmë në sy kampionët, por edhe gjithë ata që i kushtohen sporteve individuale apo kolektive, pa e ulur kokën nga sëkëlldia, për të mos thënë turpi për harrimin dhe harresën e tyre.”, – tha Rama.

Duke folur për rritjen e pagave për ushtarakët, kryeministri Rama tha se shumë shpejt ata do të paguhen me mesataren e NATO-s.

“Kjo që ne kurorëzojmë sot është edhe një arsye shumë e fortë për vajza dhe djem, të reja dhe të rinj që t’i bashkohen Forcave të Armatosura. Sot shpërblimi për ushtarin më të thjeshtë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, me arsimin më të ulët, është një shpërblim, i cili jo vetëm është mbi pagën minimale në mënyrë të ndjeshme, por është një shpërblim që do shkojë në rritje çdo vit. Ne i kemi rritur pagat e Forcave të Armatosura në vijim dhe do të vazhdojmë t’i rrisim dhe ambicia jonë është që të gjithë ata që veshin uniformën e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, kur shkojnë në misione ndërkombëtare, të mos ta shikojë asnjë nga poshtë-lart prej kolegëve të tyre të vendeve të tjera të NATO-s. Ushtarakët tanë do të paguhen me mesataren e lartë të NATO-s dhe kjo do të ndodhë jo pas 10 vjetësh, por në pak vitet që vijnë.”, – tha kryeministri Rama.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Arben Kingji teksa vlerësoi kontributin e dhënë nga kampionët e sportit tha se ata vijnë në shtëpinë e tyre dhe do të jenë gjithmonë të vlerësuar. Ai tha se: “Ka ende shumë për të bërë. Synimi është që këtë mbështetje të madhe të qeverisë për FA ta kthejmë në zhvillim dhe modernizim domethënës të kapaciteteve tona ushatarake dhe ndërtimit të nfrastrukturës së nevojshme akomoduese, stërvitore sportive”.

 

Previous Hapet thirrja për shprehje interesi nga fermerët për Skemën Kombëtare të Trajnimit në Bujqësi për vitin 2023-2024.