Kryeministria i bashkohet aktit të solidaritetit për dhurimin e gjakut - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kryeministria i bashkohet aktit të solidaritetit për dhurimin e gjakut

Tradita e dhurimit vullnetar të gjakut, në Kryeministri, vijoi edhe këtë vit si një akt solidariteti njerëzor, duke ju bashkuar sloganit të Ditës Botërore të Dhurimit të gjakut 2022  “Bashkoni përpjekjet dhe shpëtoni jetë”!

Kryeministri Rama një dhurues i rregullt i gjakut prej thuajse dy dekadash ishte i pari që dhuroi sot gjak në ndihmë të kategorive që kanë më shumë nevojë për të.

Në mjediset e bibliotekës në Kryeministri u instalua njësia e lëvizshme e Kryqit të Kuq Shqiptar, ku punonjësit e administratës së këtij Institucioni dhuruan gjak, akt i cili përveçse ndihmon në shpëtimin e jetëve të tjera, është edhe një proces i shëndetshëm për vetë trupin e dhuruesit. “Duhet ta mësojmë që dhurimi i gjakut nuk përbën rrezikshmëri. I bën shumë mirë trupit. Kryqi i kuq ka bërë që çdo ditë të ketë dhurim gjaku dhe e kemi realizuar objektivin tonë.” – u shpreh punonjësja e Kryqit të Kuq, e cila drejtoi një thirrje ndaj punonjësve të institucioneve për t’ju bashkuar nismës si çdo vit.

Edhe këtë vit fushata sensibilizuese e dhurimit të gjakut synon të ndërgjegjësojë për rolin e rëndësishëm që luajnë dhurimet vullnetare të gjakut në shpëtimin e jetëve dhe rritjen e solidaritetit brenda komuniteteve

Previous Ministrja Kushi e kënaqur me rezultatet e Biologjisë: Kemi garantuar vlerësim të drejtë bazuar në meritokraci

Leave Your Comment