Ministrja Ibrahimaj fton biznesin holandez për investime: Shqipëria ka stabilitet ekonomik, kuadër ligjor miqësor dhe lehtësira fiskale - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Ibrahimaj fton biznesin holandez për investime: Shqipëria ka stabilitet ekonomik, kuadër ligjor miqësor dhe lehtësira fiskale

Shqipëria është një vend që paraqet shumë mundësi për investitorët e huaj në disa sektorë kryesorë e strategjikë të ekonomisë, ashtu sikurse ka një kuadër ligjor miqësor për mbrojtjen e investimeve të huaja dhe ofron një sërë lehtësirash fiskale dhe proceduriale.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ftoi investitorët holandezë që të shfrytëzojnë këto mundësi dhe të investojnë në vendin tonë.

Kjo ftesë u bë gjatë forumit “Albania Gateway to Southeast Europe 2035”, ku morën pjesë përfaqësues të biznesit holandez që operojnë aktualisht në Shqipëri dhe investitorë të rinj potencialë, të cilët kanë interes të zgjerojnë aktivitetin e tyre në vendin tonë.

Forumi u zhvillua në kuadër të vizitës zyrtare që Kryeministri Rama, së bashku me Ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, zhvilluan në Hagë, me ftesë të Kryeministrit Rutte.

Ministrja Delina Ibrahimaj theksoi faktin se prej disa vitesh Shqipëria ofron stabilitet ekonomik dhe politik, që janë dy elementë të rëndësishëm për investitorët.

“Sa i takon stabilitetit ekonomik, edhe pse kemi pasur disa kriza, kemi pasur rritje mjaft të mirë të PBB-së, kemi pasur ulje të papunësisë, rritje të pjesëmarrjes në forcën e punës, duke ruajtur sërish një forcë pune me kosto të ulët. Sa i takon stabilitetit në përgjithësi, kemi punuar shumë gjatë viteve të fundit për të krijuar procedura të lehta, të aksesueshme dhe transparente, dhe investimi që qeveria ka bërë në dixhitalizimin e të gjitha shërbimeve ka kontribuar për të gjithë këtë gjë”, u shpreh Ibrahimaj.

Shqipëria ofron tashmë online 95 % të shërbimeve publike, ku përfshihen edhe ato që lidhen me aktivitetin e bizneseve, duke nisur që nga regjistrimi i një biznesi e deri te deklarimet tatimore.

“Çdo gjë tashmë është elektronike sepse kemi investuar që të sigurojmë procedura të lehta dhe jo procedura që kërkojnë kohë. Kemi investuar për  procedura që e që shmangin kontaktin me individin”, vijoi Ministrja.

Gjithashtu, Ministrja theksoi faktin se është hartuar një kuadër ligjor mjaft miqësor sa i takon mbrojtjes së investitorëve dhe dhënies së stimujve për ta.

Si sektorët me interes për biznesin holandez për të investuar, Ministrja Ibrahimaj përmendi energjinë, turizmin, minierat, sektorin automotiv dhe përpunimin e metaleve, por edhe sektorë si bujqësia, prodhimi, teknologjia e inflacionit dhe inovacioni, për të cilat ofrohen edhe lehtësira dhe stimuj fiskalë.

“Ne kemi hartuar një kuadër ligjor mjaft miqësor sa i takon mbrojtjes së investitorëve, por edhe sa i takon dhënies së stimujve për investitorët. Kemi një ligj për investimet strategjike, që mbështetet në vlerën e investimit, llojin e tij  dhe numrin e vendeve të punës që krijon. Kemi disa sektorë strategjikë. U përmendën energjia, miniera, turizmi, automotiv, sektori i prodhimit të makinerive, por edhe përpunimi i metaleve, por ne kemi stimuj dhe lehtësira fiskale për disa sektorë, si bujqësi, prodhim, teknologji informacion dhe inovacion. Ka potencial mjaft të madh në sektorë si ai automotiv, sektori i prodhimit të makinerive, por edhe përpunimi i metaleve, sepse ka shumë njohuri në vend në këtë sektor specifik. Kemi zhvilluar një sërë zonash të lira për zhvillimin ekonomik dhe tashmë po miratojmë një ligj për zonat e lira teknologjike, sepse ne besojmë që për vende si ky i yni, investitorët përqendrohen në përpjekjen për të marrë lehtësira sa i takon taksave”, tha Ibrahimaj.

Ministrja theksoi faktin se vendi ka një politikë liberale tregtare dhe po punohet ngushtë me fqinjët në kuadër të nismës së Ballkanit të Hapur, me perspektivën për tu integruar në Bashkimin Europian.

Në këtë aspekt, Ministrja nënvizoi faktin se investimi në Shqipëri nënkupton investimin në një treg prej rreth 16 milionë qytetarësh dhe jo vetëm 2.8 milionë sa janë në Shqipëri.

“Investimi në Shqipëri dhe pasja e marrëdhënieve tregtare me Shqipërinë do të nënkuptojë që ju do të mbërrini në një treg prej rreth 16 milionë qytetarë e jo vetëm te 2.8 milionë që janë në Shqipëri. Duke punuar për të krijuar tregun e përbashkët rajonal ne po e shtrijmë dhe zgjerojmë potencialin e tregtisë për rajonin tonë”, u shpreh Ministrja Ibrahimaj.

Previous Bashkëbisedim i Kryeministrit Edi Rama me përfaqësues të biznesit holandez që operojnë në Shqipëri dhe me investitorë të tjerë holandez të interesuar për të zgjeruar aktivitetin e tyre në vendin tonë

Leave Your Comment