Ministrja e Shteti për Rininë dhe Fëmijët mikpriti në Shqipëri ekipin e TOM - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja e Shteti për Rininë dhe Fëmijët mikpriti në Shqipëri ekipin e TOM

Gjatë muajit maj, Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, ka mirëpritur në Shqipëri themeluesin e kompanisë Tikkun Olam Makers (TOM), Gidi Grinstein dhe drejtuesen për Evropën Qendrore dhe Lindore, Lindjen e Mesme, Afrikën dhe pjesërisht Azinë, Yael Rogers.

Kjo u pa nga minsitrja e Rinisë si një mundësi e mirë për të prezantuar ekosistemin e industrisë kreative e novative në vend, laboratorët që mund të përdoren si Maker- Space (hapësira prodhimi), studentët e interesuar për të qenë pjesë e projektit e po ashtu qendrat/ shoqatat që mund të ndihmojnë në ndërlidhjen e nevojave të personave me aftësi të kufizuara me organizatën TOM.

Gjithashtu, Muzhaqi e ka konsideruar këtë vizitë si hap i rëndësishëm në fillimin e  projektimit të planeve më novative dhe praktike për zbatimin e TOM në Shqipëri, me ide novatore dhe qëllime ambicioze për t’i ndryshuar jetën personave me aftësi të kufizuara në të gjithë botën.

Gjatë vizitës së tyre u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit midis TOM dhe Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

TOM është një lëvizje globale që krijon zgjidhje novative dhe praktike për sfidat e përditshme të njerëzve me aftësi të kufizuara, ose “njohësit e nevojave” siç organizata i quan.

Previous Ministrja Kushi: 25 Maji ditë pushimi institucionet arsimore publike dhe private në qarkun e Tiranës

Leave Your Comment