Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve të Rrugës, ministrja e Shtetit: Po mbështesim dhe promovojmë të drejtat e tyre - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve të Rrugës, ministrja e Shtetit: Po mbështesim dhe promovojmë të drejtat e tyre

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve në situatë Rruge, ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, bashkë me përfaqësues të institucioneve publike dhe private, ka bashkëbiseduar nga afër me qytetarë të komunitetit rom.

“Vëmendja jonë është tek identifikimi dhe adresimi i fëmijëve në situata rruge, që përfaqësojnë grupet më të margjinalizuara të fëmijëve, për t’iu dhënë atyre mbrojtje dhe mundësi të barabarta”, tha Muzhaqi drejtuar pjesëmarrësve.

Nga takimi i mbajtur në Qendrën Komunitare Multifunksionale të Nishtullës Durrës, Muzhaqi tha se është i domosdoshëm bashkëpunimi i të gjithë aktorëve shtetëror dhe shoqërorë, për t’i dhënë zgjidhje afatgjatë problemit të fëmijëve të rrugës.

Gjatë bisedës me nënat e këtij komuniteti, ministrja u shpreh e gatshme për të adresuar rastet problematike që i prekin ato drejtpërdrejtë “që edhe ato të mund të gëzojnë fëmijërinë e tyre, ashtu si gjithë të tjerët”.

Ajo ka theksuar se shpesh-herë, fëmijët e kësaj kategorie përballen me shkelje të shumëllojshme të të drejtave të tyre në komunitet, “ndaj i kemi kushtuar vëmendje të veçantë kësaj problematike, duke rritur ndërgjegjësimin, mbështetjen dhe promovimin e të drejtave të tyre”.

Pas bashkëbisedimit, ministrja e Shteti ka vizituar hapësirat e Qendrës Multidisiplinore ku po trajtohet kategoria e fëmijëve në situatë rruge dhe çdo fëmijë në vështirësi.

Previous “Factory Berlin”- rrjeti më i fuqishëm i inovacionit në Europë, së shpejti prezent në Shqipëri

Leave Your Comment