Ministrja Ibrahimaj merr pjesë në Samitin Rajonal të Ministrave të Financave dhe Guvernatorëve të Bankave Qendrore - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Ibrahimaj merr pjesë në Samitin Rajonal të Ministrave të Financave dhe Guvernatorëve të Bankave Qendrore

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në Samitin Rajonal të Ministrave të Financave dhe Guvernatorëve të Bankave Qendrore, i cili u zhvillua në Budva, Mal të Zi.

Diskutimet në këtë Samit, që mblodhi sëbashku politikëbërësit kryesorë fiskalë dhe monetarë nga të gjitha vendet e rajonit, përfaqësues të institucioneve më të njohura financiare ndërkombëtare,  u përqendruan në situatën aktuale ekonomike dhe financiare me të cilën po përballet rajoni, politikat dhe masat e ndërmarra nga qeveritë për të përballuar krizën e shkaktuar nga rritja e çmimeve të energjisë elektrike dhe çmimeve në përgjithësi, sfidat për vitin e ardhshëm dhe në vijim, si dhe për prioritetet që vendet do të kenë për hartimin e buxheteve të vitit 2023.

Në fjalën e saj, Ministrja Ibrahimaj bëri një prezantim të ecurisë së ekonomisë së vendit gjatë vitit 2022 dhe politikave e masave që ka ndërmarrë qeveria për të mbështetur popullsinë dhe biznesin nga kriza e rritjes së çmimeve, të cilat kanë si synim garantimin e vijimit të aktivitetit ekonomik në vend.

Ministrja theksoi faktin se, pavarësisht ndikimit të krizës, ekonomia e vendit deri më tani ka performuar mirë, inflacioni në vend ka qenë më i ulët se sa në vendet e tjera të rajonit dhe të BE, pavarësisht se ka qënë në rritje, ndërsa niveli i të ardhurave në buxhetin e shtetit ka qënë mbi parashikimet.

“Sfidat që kemi për të ardhmen janë evidente, përsa i përket përballimit të rritjes së lartë të çmimeve të konsumit, por edhe të çmimeve të larta të energjisë elektrike,  kur parashikohet që  vitin e ardhshëm normat e interesit  do të jenë shumë të larta dhe kostoja e borxhit do të vijojë të rritet, gjë që do të ketë efekt,  jo vetëm në 2023, por në të gjitha vitet që do të vijnë.  Ky Samit është një eksperiencë shumë e mirë,  ku diskutojmë së bashku ministra financash dhe guvernatorë të bankave qëndrore, për t’u siguruar që gjatë periudhave të ardhshme do të kemi në rajon një koordinim të mirë të politikave fiskale dhe monetare, por edhe një zbatim të mirë të këtyre politikave, çka është shumë e rëndësishme në një kohë kur pasiguria për rritjen e të ardhurave është e lartë”, u shpreh Ibrahimaj.

Samiti i titulluar “Stabiliteti financiar dhe monetar i rajonit në kushte të rreziqeve të theksuara gjeopolitike”, u mblodh  pas një pauze dyvjeçare për shkak të pandemisë.

Samiti Rajonal i Ministrave të Financave, Guvernatorëve të Bankave Qëndrore dhe Drejtorëve të Administratës Tatimore është tradicionalisht “konventa” më e madhe financiare dhe monetare vjetore në rajon, që synon zhvillimin e dialogut dhe përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet të gjitha institucioneve financiare në rajon.

Previous Ndizen emrat e firmëtarëve të pavarësisë, në Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë

Leave Your Comment