Ministrat Ibrahimaj dhe Murati vizitojnë Zyrën Doganore të Kosovës në portin e Durrësit - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrat Ibrahimaj dhe Murati vizitojnë Zyrën Doganore të Kosovës në portin e Durrësit

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve të Kosovës, Hekuran Murati, zhvilluan sot një vizitë në Degën Doganore në Durrës, ku funksionon dhe Zyra Doganore e Kosovës. Të pranishëm në këtë vizitë ishin dhe dy Drejtorët e Përgjithshëm të Doganave, Gazheli dhe Llugaliu.

Që prej datës 1 tetor, në doganën e Durrësit po kryhet zhdoganimi i të gjitha mallrave me destinacion Kosovën, ndërsa më parë zhdoganoheshin vetëm maunet dhe karburantet.

Ministrja Ibrahimaj e konsideroi këtë si një procedurë që lehtëson biznesin dhe redukton burokracitë pasi, që kur nisën zhdoganimet e para të mallrave, rreth 70 % e deklaratave janë proceduar në zyrën Doganore të Kosovës, gjë që tregon për interesin e biznesit për të kryer procedurat e zhdoganimit në portin e Durrësit.

“Sot është një ditë e rëndësishme kur bëhet më në fund operative dhe funksionon për të gjithë bizneset zhdoganimi në portin e Durrësit. Janë rreth 1040 kompani të Kosovës të cilat përdorin portin e Durrësit dhe këto kapacitete çdo vit për të zhdoganuar mallrat e tyre dhe nga sot jo vetëm që do të kenë lehtësirat për të cilat dy qeveritë kanë rënë dakord mes njëra-tjetrës, përsa i përket problematikave të peshimit apo të plumbçosjes, apo edhe të heqjes së tarifave që qeveria shqiptare ka ndërmarrë për bizneset e Kosovës, por nga ana administrative dhe burokratike ka një lehtësi shumë më të madhe, e cila jo vetëm do të shkurtojë kohën dhe kostot e zhdoganimit”, u shpreh Ministrja Ibrahimaj.

Ministrja informoi se qeveritë e dy vendeve janë duke punuar intensivisht në drejtim të bashkimit doganor, nismë kjo që pritet të materializohet së shpejti dhe që do të përbëjë lehtësinë tjetër të radhës për tregtinë mes bizneseve të dy vendeve.

“Ne jemi duke punuar intensivisht për bashkimin doganor që është një hap më tutje i iniciativës që ne kemi ndërmarrë për pikën e doganës së Kosovës në portin e Durrësit dhe jam e bindur që nëpërmjet këtij bashkëpunimi të mirë, qoftë në nivelin teknik, qoftë edhe në nivelin politik, ne do të arrijmë së shpejti që të përmbushim dhe të përmbyllim negociatat për bashkimin doganor, që do të jetë hapi i ardhshëm i lehtësirave për bizneset të Kosovës dhe të Shqipërisë”, tha Ibrahimaj.

Nga ana e tij, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve i Kosovës, Hekuran Murati, tha se hapja e Zyrës Doganore në portin e Durrësit është një arritje e jashtëzakonshme për ekonominë e Kosovës, kursen kohën dhe kostot për biznesin dhe i kursen rreth 2 milionë euro bizneseve që kryejnë tregti përmes portit të Durrësit.

Ministri Murati theksoi se këtij procesi i shton një vlerë të jashtëzakonshme edhe vendosja e kontrollit fitosanitar veterinar përmes Agjencisë Kosovare të Ushqimit që janë vendosur në portin e Durrësit së bashku me zyrtarët e Doganës.

Gjithashtu, ai informoi se hapi i radhës do të jetë fillimi i zhdoganimit në terminalin Vërmicë-Morinë, proces ky që do të nisë me përfundimin e punimeve për zgjerimin e teminalit.

Ashtu si Ministrja Ibrahimaj, edhe Ministri Murati pohoi se grupet e punës nga të dy vendet po punojnë për kryerjen e një analize për bashkimin doganor, në mënyrë që të hiqen të githa barrierrat e burokracitë mes dy vendeve dhe që bashkëpunimi tregtar të mos ketë asnjë pengesë.

Previous Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes Albgaz dhe kompanisë spanjolle ENAGAS

Leave Your Comment