Ministeriali, Manja pret Blazek - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministeriali, Manja pret Blazek

Ministri i Drejtësisë z.Ulsi Manja ka pritur sot Ministrin e Drejtësisë të Republikës Çeke z.Pavel Blazek. Çekia kryeson presidencën e rradhës të Këshillit të BE-së dhe është organizatorja e ministerialit “Për Drejtësinë dhe çështjet e brendshme” që zhvillohet në Shqipëri sot dhe nesër.

Z.Manja ka falënderuar z.Blazek për përzgjedhjen e vendit tonë për zhvillimin e këtij aktiviteti të rëndësishëm, i dyti që mbahet në Shqipëri. Pasi ka bërë një paraqitje të shpejtë të reformave të kryera në fushën e drejtësisë, në luftën kundër korrupsionit dhe në forcimin e ligjit, ministri shqiptar ka njohur homologun çek me gjithë strukturën e ngritur dhe funksionin maksimal në rrugëtimin integrues të Shqipërisë. Manja ka falënderuar paraprakisht ministrin çek të drejtësisë për çdo asistemcë që ky vend mund të ofrojë në kuadër të negociimit të Kapitullit 23.

Po ashtu ai ka vlerësuar çdo bashkëpunim, i cili sjell maksimalizimin e mundësive në realizimin e projekteve në fushën e integrimit, antikorrupsionit dhe drejtësisë.Nga ana e tij ministri Blazek vlerësoi ecurinë e Shqipërisë në rrugën e integrimit dhe reformat e kryera në shumë fusha. Ai u tregua i hapur për rritjen e bashkëpunimin dhe ndihmesë në ngritjen e forcimin profesional të kapaciteteve njerëzore në fushën e antikorrupsionit e drejtësisë.

Z.Blazek shprehu bindjen se Bashkimi Europian dhe Ballkani Perëndimor kanë një marrëdhënie të shkëlqyer mes tyre dhe se e ardhmja e Shqipërisë dhe BP nuk është tjetërkund përveçse në familjen europiane.Z.Blazek, Komisioneri i BE për Drejtësinë Didier Reyndes dhe Ministri shqiptar i Drejtësisë z.Manja do të zhvillojnë nesër pas ministerialit një konferencë shtypi.

Previous Hapen aplikimet për stacione plazhi dhe mjetet lundruese