Kryeministri Edi Rama në seancën e sotme parlamentare - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama në seancën e sotme parlamentare

Përgjigjen për pyetjen e fundit, se ku është çeta e kusarëve do tua jap shumë të plotë sot!

Ndërkohë që, për sa i përket çështjeve të ngritura prej jush në parantezën e bërë, lexova që shqetësimi juaj kryesor dhe pyetja juaj ishte, “pse nuk shpallet gjendja e emergjencës”, mos gabohem.

Gjendja e emergjencës ka një kuadër të plotë ligjor, kritere të përcaktuara që nuk kanë absolutisht asnjë lidhje me situatën aktuale. Nuk dëshiroja në fakt sot, në këtë interpelancë të hyja në krahasime, por meqë ju hytë në krahasime, unë i qëndroj fjalë për fjalë, asaj që bujarisht ndatë me publikun, sepse janë faktet që flasin shumë qartë dhe ai sinkron është nxjerrë nga një moment katastrofik për Shkodrën dhe për të gjithë zonën e veriperëndimit, si rezultat i keqadministrimit skandaloz, kriminal, korruptiv të kaskadës dhe ajo ishte e vërtete dje, është e vërtete sot.

Ndërkohë pikërisht për ta ilustruar sinkronin dhe për t’ju thënë që “Rama junior” dhe “Rama senior” meqë juve e përdorët këtë, është i njëjti person dhe për t’ju thënë pse i qëndroj pikërisht fjalë për fjalë atyre që kam thënë, po i referohem shifrave të Bashkisë Shkodër, jo të qeverisë, e cila dihet botërisht që nuk influencohet nga qeveria jonë. Në atë kohë, kur unë kam thënë për atë, janë përmbytur 25 mijë e kusur hektarë, vetëm në zonën e Shkodrës, nga të cilat, pra në qark po flas, nga të cilat 14 mijë kanë futur brenda edhe qytetin e Shkodrës në atë kohë, mund t’i referoheni dhe pamjeve të asaj kohe. Ndërkohë që prapë referuar Bashkisë Shkodër, sipërfaqja e përmbytur ka qenë 1458 hektar këtë herë, nuk ka asnjë lidhje me kaskadën, fare, zero dhe 4000 hektarët që sollët ju në vëmendje është shifër e saktë e Ministrisë së Mbrojtjes, por nuk është vetëm për Shkodrën, është për gjithë zonën, përfshirë dhe Lezhën.

Folët për Durrësin për gjendje kritike. Në Durrës, përkundrazi, ka pasur një pasqyrë të qartë se çfarë ka bërë dhe një pasqyrë që shikohet sa herë që vjen i njëjti test me shi të rrëmbyeshëm, puna këmbëngulëse e bashkisë dhe në këtë rast sot që flasim e kryetares së bashkisë. Të gjitha zonat, të cilat shumë më pak se më parë sepse ka punuar bashkia rregullisht dhe më përpara, u identifikuan si zona kritike në përmbytjen e fundit, sot nuk janë më zona kritike. Ka një problem me disa pika në zonën e Ish-Kënetës që janë nën kuotë, është ndërtuar nën kuotë dhe pyetjes suaj që “a mendon qeveria t’i spostojë këta njerëz”, kjo pyetje vlen në fakt, jo vetëm për Shkodrën, për ato pika, vlen për shumë pika në Shqipëri, por kjo nuk bëhet me “a mendon, a s’mendon qeveria”. Kjo bëhet duke bashkëpunuar të gjithë së bashku se pastaj dihet se çfarë ndodh në qoftë se qeveria tenton një gjë të tillë, si i kthehen qeverisë dhe i thonë “po shpërngul votuesit tanë”, për shembull.

Për të ardhur tek shtëpitë, tek banorët e prekur. 68 316 banorë të prekur, 68 316 zyrtarisht, shifra të Bashkisë Shkodër në kohën që është nxjerrë ai sinkroni im, ndërkohë që prapë shifra të Bashkisë Shkodër vetëm 130 qytetarë të evakuuar, 130 vetë, 130 persona nga 14 285 të evakuuar në atë kohën e atij sinkronit. E fundit për banesat, se e bëjnë pyetjen shpesh dhe të tjerë “si ka mundësi që vazhdojmë të kemi përmbytje”? Në fakt, ne kemi pasur shumë më tepër përmbytje në kohën kur përmbytjet ishin një gjë shumë e rrallë nëpër botë dhe në kontinentin tonë, sot përmbytjet nuk janë më një gjë e rrallë dhe ndodhin.

Por të kthehemi përsëri, ka përmbytje e përmbytje, sepse në rastin e përmbytjes që unë kam komentuar atje, ajo është një përmbytje e robit jo e Zotit. I qëndroj prapë asaj 100% dhe janë dhe të dhënat, por s’po hyj këtu, të gjithë shkarkimeve të kaskadës këtë herë, atë herë që e provojnë katërcipërisht këtë që po them.

Uji në përmbytjen e atëhershme vajti deri në çati dhe preku sipas Bashkisë Shkodër, jo sipas qeverisë 6130 shtëpi. Ndërkohë po Bashkia Shkodër thotë se këto ditë ka pasur vetëm 30 banesa me prezencë uji të përkohshme dhe ndërkohë kur të dilni këtu të nxirrni ato fotografitë e Durrësit, në Durrës kanë qenë 15, por natyrisht nëse unë e marr kamerën e “iphone” tim dhe e fus me qëllim edhe në një vrimë të vogël me ujë këtu në të djathtë të korridorit mund të stimuloj një përmbytje globale, po të dua. Por e vërteta, realiteti është ky që po ju them dhe fatmirësisht në këtë herë nuk flas unë, flet Bashkia e Shkodrës që është drejtuar dhe vazhdon të drejtohet, jo nga Partia Socialiste, por nga më të flaktit e më të përvëluarve të asaj që dikur quhej Partia Demokratike!

* * *

Ju më kujtoni mua atë shprehjen “Jep shpirt, por nuk heq dorë”, habi e madhe. Më nxjerr një video timen të asaj kohe dhe thua “Hajde këtu dhe konfrontohu”. Unë të them prapë, që i qëndroj një për një të gjithë atyre që nxore atje, edhe tek e para dhe tek e dyta sepse janë shifra të qarta fare. Mund të vish këtu, të tregosh, të recitosh sa të duash dhe mund të sjellësh citime nga një, dy, tre, pesë banorë, të cilëve u vihet kamera përpara dhe me kamera mund të bëhet nami. Një luftë e tërë me kamera bëhet po të doni ju.

Çështja është tek faktet dhe po të përsëris faktet nga bashkia Shkodër, jo nga qeveria socialiste. E kupton që më kërkon prapë “Shpallni emergjencën natyrore”!

Për çfarë ta shpallim Emergjencën Natyrore, për çfarë? Ma thua dot për çfarë? Për 30 banesa që kishin prezencë uji dhe që nuk e kanë më? Mos më trego fotografitë sepse fotografitë nuk janë live, o Ferdinand. Dielli, cilësia e diellit është live, fotografia nuk është live.

Çfarë mi tregon fotografitë? Po të them bashkinë Shkodër, 30 banesa me prezencë uji në momentin e parë, tani uji ka filluar të tërhiqet. Është e gjatë për të treguar se çfarë kemi bërë ne, por edhe falë asaj që kemi bërë ne, megjithëse Shkodra është pika më e dobët, këto janë rezultatet sepse kemi pastruar me mijëra kilometra kanale kulluese që ishin të bllokuara, sepse sot kemi një strukturë, e cila ngrihet me sustë në këmbë, nuk shkon me shapka dhe me varka teneqeje dhe që të bëjë atje gondolierin siç ndodhte më 2010. Është një Agjenci Kombëtare e Emergjencave Civile. Kemi futur, falë kësaj agjencie, në mekanizmin Europian të Emergjencave Civile. Mekanizmi Europian i Emergjencave Civile do të thotë që nëse ka këtu një emergjencë, vihet në lëvizje gjithë mekanizmi.

Previous Manastirliu takon Ministrin e Shëndetësisë së Gjermanisë: Forcojmë bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë, me fokus te shëndeti publik dhe farmakologjia