Takimi i Udhëheqësve të Mynihut, Xhaçka: Vetëm nëse bashkëpunojmë, BP do të bëhet një rajon paqësor dhe i integruar i Evropës - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Takimi i Udhëheqësve të Mynihut, Xhaçka: Vetëm nëse bashkëpunojmë, BP do të bëhet një rajon paqësor dhe i integruar i Evropës

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ndodhet në Bukuresht, ku ka marrë pjesë në Takimin e Udhëheqësve të Mynihut, bashkë-organizuar nga Rumania.

Ministrja Xhaçka u shpreh se vitet e fundit rajoni ka pasur zhvillim të qëndrueshëm, teksa theksoi se nuk duhet lejuar që situatat e pazgjidhura të kërcënojnë përparimin e bërë deri më tani.

“Shqipëria është sot një realitet krejt tjetër. I gjithë rajoni është sot shumë, shumë i ndryshëm. Ndryshe në kuptimin që ka një frymë të re bashkëpunimi në pjesën më të madhe të rajonit dhe mes shumicës së vendeve të rajonit. Nëse Perëndimi, BE dhe SHBA në bashkëpunim me aktorët lokalë, si Shqipëria që ka qenë prej kohësh një faktor stabiliteti dhe pro-aktiv i bashkëpunimit rajonal, punojnë së bashku, me një vizion dhe strategji të qartë, Ballkani Perëndimor do të pushojë së qeni një zonë shqetësimi dhe do të bëhet një rajon paqësor dhe i integruar i Evropës”, tha ajo.

Ky takim i nivelit të lartë organizohet në kuadër të Konferencës së Mynihut për Sigurinë (MSC), i njohur edhe si Takimi i Grupit Bërthamë, dhe ofron një mundësi të mirë për të diskutuar mbi sfidat kryesore të sigurisë në Evropën Lindore dhe Juglindore, përfshirë të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe rajonit të Detit të Zi, si edhe kërcënimin që paraqet Rusia për rendin ndërkombëtar, marrë parasysh mësymjen ushtarake ndaj Ukrainës.

Previous Shqipëri – Kosovë, dy Kuvende, në mbledhjen e parë të përbashkët