Festa olimpike në Stadiumin "Air Albania" bën bashkë mijëra të rinj, në prezantimin e 700 ekipeve sportive të shkollave nga e gjithë Shqipëria - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Festa olimpike në Stadiumin “Air Albania” bën bashkë mijëra të rinj, në prezantimin e 700 ekipeve sportive të shkollave nga e gjithë Shqipëria

Festa olimpike, ngjarja më ebukur sportive e vitit mblodhi sot mijëra të rinj e të reja, në stadiumin “Air Albania” në kryeqytet, ku performuan me gjithë talentin dhe energjinë rinore 700 ekipe sportive të shkollave nga e gjithë Shqipëria.

Aktiviteti është organizuar nga KOKSH në kuadrin e Projektit “Ekipet sportive në Shkolla” të financuar nga qeveria për nxitjen dhe masivizimin e sportit tek të rinjtë, me qëllim promovimin e kulturës sportive për një jetë aktive, të shëndetshme, bazuar në parimet olimpike.

Gëzimit të festës olimpike, iu bashkua sot dhe Kryeministri Edi Rama, i cili inkurajoi të rinjtë të kthjenë sportin në stilin e tyre të jetësës, për një trup dhe mendje të shëndetshme:

“Sot fjala më e bukur që mund të thuhet është fjala Shqipëri. Prandaj nga këtu e gjithë Shqipëria t’ju dëgjojë, “Shqipëri, Shqipëri, Shqipëri.”

Në këtë lëvizje të madhe që Shqipëria sapo ka nisur me siguri do të dalin edhe ata kampionë që do të ngrenë lart flamurin e Shqipërisë, do të dalin dhe ata që do të nderojnë jo vetëm veten, jo vetëm prindërit por mbrarë kombin shqiptar. Por, ndërkohë për të gjithë të tjerët, kjo është një lëvizje për shëndetin. Kjo është një lëvizje për mendje të shëndoshë në trup të shëndoshë. Kjo është një lëvizje për të kaluar së bashku orët e lira, duke u argërtuar, duke u shoqërizuar, duke garuar me njëri-tjetrin dhe në fund duke fituar. Paçi vetëm fitore!” – uroi kryeministri të rinjtë.

Më shumë se 10,000 vajza dhe djem, të cilët aktualisht ndjekin studimet në shkollat 9-vjeçare, gjimnaze dhe universitete do të përfitojnë direkt nga ky projekt. Gjithashtu janë formuar rreth 700 ekipe basketbolli dhe volejbollit për të dyja gjinitë dhe nga muaji janar 2023 ky projekt do të shtrihet dhe në ekipet sportive në basketboll dhe volejboll të institucioneve të arsimit të lartë.

Previous Manastirliu në Qendrën e Trajtimit të Viktimave të Dhunës: Fuqizojmë shërbimet për gratë, financojmë 35 shërbime me Fondin Social