Firmoset marrëveshja, shqiptarët mund të lëvizin lirshëm drejt Kinës - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Firmoset marrëveshja, shqiptarët mund të lëvizin lirshëm drejt Kinës

Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës Popullore të Kinës kanë nënshkruar marrëveshjen për heqjen reciproke të vizave për mbajtësit e pasaportave të zyrtarëve publikë dhe të pasaportave të zakonshme.

Marrëveshja u nënshkrua në MEPJ, për palët shqiptare nga Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino dhe atë kineze Ambasadori i Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, Ding Zhou.

Pas 30 ditësh nga nënshkrimi i marrëveshjes, shtetasit shqiptarë do të kenë mundësi të lëvizin lirshëm drejt Kinës për qëndrim afatshkurtër. Marrëveshja që hyn në fuqi për shtetasit shqiptar muajin e ardhshëm, pason të njëjtin akt ligjor të miratuar dhe zbatuar që prej vitit 2019, sipas të cilit shtetasit kinezë mund të hyjnë pa vizë në territorin shqiptar për qëndrim afatshkurtër (90 ditë në 180 ditë).

Marrëveshja, e miratuar nga qeveria shqiptare pak javë më parë, synon lehtësimin e qarkullimit të lëvizjes ndërmjet shtetasve të dy vendeve, për personat të cilët janë mbajtës të pasaportave të zakonshme dhe mbajtësit e pasaportave të zyrtarëve publikë për palën kineze.

Marrëveshja do të ndikojë pozitivisht në lehtësimin e lëvizjes dhe rritjen e kontakteve ndërmjet shtetasve të të dy vendeve, si edhe do të shërbejë si një nxitje e mëtejshme për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Previous MAS dhe FSHF nënshkruajnë marrëveshjen për “Programin e Futbollit për Shkollat”