Fjala e Ministres Balluku pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Fjala e Ministres Balluku pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave

Përshëndetje të gjithëve!

Sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave kaluam një nga aktet më të rëndësishme që ka të bëjë me marrëdhënien dhe ndërlidhjen midis dy vendeve, Shqipërisë dhe Malit të Zi. U ratifikua kjo marrëveshje e cila u vendos në mbledhjen e dy qeverive në 27 shkurt që u zhvillua në Podgoricë dhe bëhet fjalë për urën që do ndërtohet në lumin Bun.

Kjo urë do të ndryshojë katërcipërisht të gjithë mënyrën e komunikimit midis dy vendeve, pasi dy vendet tona kanë 34 kilometra plazhe të cilat për ti aksesuar si qytetarët shqiptarë ashtu edhe ata malazezë duhet të bëjnë rreth 1.5 orë rrugë për 73 kilometra, sepse përdoret gjithmonë pika e hyrjes dhe e daljes nga Muriqani. Ndërkohë që me ndërtimin në urën e Bunës, padyshim një urë që është 310 metra do të përshkohet vetëm në dy minuta, duke i dhënë mundësi që të gjithë vizitorëve që janë numra të konsiderueshëm. Nga regjistrimi i numrave që ne kemi bëhet fjalë mbi 360 mijë turistë shqiptarë që lëvizin dhe shkojnë në territoret e Malit të Zi dhe mbi 170 mijë qytetarë nga Mali i Zi të cilët vijnë dhe vizitojnë Shqipërinë.

Kjo është një punë dhe një investim që do të bëhet duke i ndarë investimin midis dy vendeve. Nga një parashikim paraprak që ka bërë FSHZH-ja rezulton që investimi të shkojë rreth 1.5 miliard lekë, të cilat do të ndahen 50 me 50 midis dy vendeve tona. Gjithashtu kemi nisur nga puna që projektimi dhe gjithçka tjetër përsa i përket dokumentacionit të kryhet nga FSHZH-ja sa më shpejt. Ky ishte akti i parë.

Gjithashtu, sot kemi kaluar edhe akte të tjera të rëndësishme që kanë të bëjnë me fushën energjetike sidomos me parqet eolike dhe ato fotovoltaike, të cilat tashmë ashtu siç kemi thënë ka pasur gjatë vitit 2022 edhe nxitur nga kriza energjetike, ka pasur një interes të shtuar nga investitorët privatë dhe ne po i japim udhë të gjitha këtyre projekte duke i miratuar edhe në Këshill të Ministrave. Por, gjithashtu sot kemi investuar edhe ecurinë e projektit që do të ketë OST-ja, pra Operatori i Transmetimi për ndërtimin e linjës 110 kilovolt për Unazën e re  të Tiranës, e cila do të ndjek gjithashtu zhvillimet që po ndodhin atje përsa i përket kantiereve për ndërtimin e unazës veriore të Tiranës e cila do të lidhet edhe me pjesët e tjera të unazës që sot janë funksionale, duke mbyllur kështu një nga veprat infrastrukturore më të rëndësishme, jo vetëm për kryeqytetin, por për të gjithë Shqipërinë, pasi është një vepër ku lidhen të gjithë autostradat, hyrjet dhe daljet e tyre.

Faleminderit!

Previous Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 13 Mars 2023