Anëtarë të komisioneve për Arsimin nga Shqipëria e Kosova takohen në ambientet e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Anëtarë të komisioneve për Arsimin nga Shqipëria e Kosova takohen në ambientet e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit

Anëtarë të komisioneve për Arsimin nga Shqipëria e Kosova u takuan në ambientet e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Vizita e anëtarëve të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport i Kuvendit të Kosovës, bëri bashkë deputetë të majtë e të djathtë nga Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Në këtë takim u diskutua për më shumë se një orë mbi ecurinë e marrëveshjeve ndërinstitucionale. sfidat e përbashkëta në fushën e arsimit dhe sportit, si dhe hapësirat për bashkëpunime të mëtejshme mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Me shumë kënaqësi prita sot në një takim të veçantë dy komisionet parlamentare të arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës, ku diskutuam mbi ecurinë e marrëveshjeve të lidhura në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e Arsimit dhe Sportit mes dy vendeve tona. Vlerësuam punën e përbashkët për Abetaren Unike, tekstet e diasporës, Enciklopedinë Shqiptare, pranimet e studentëve në universitetet tona, si dhe projektet në fushën e kërkimit shkencor” – shkruan Ministrja Evis Kushi në një postim në rrjete sociale.

Më tej znj. Kushi nënvizon se së bashku do të vazhdojnë punën intensive për të kapërcyer sfidat e kohës, ruajtjen e gjuhës shqipe në diasporë si dhe rritjen e cilësisë së arsimit për të formuar brezat e ardhshëm me aftësitë e reja të shekullit 21.

Gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimin e përbashkët të kërkimit shkencor për faktet dhe historinë, përdorimin sa më efikas të kapaciteteve intelektuale të të dyja vendeve, jo vetëm të Shqipërisë e Kosovës, por edhe të hapësirës shqipfolëse.

Po ashtu u theksua nevoja për unifikimin e teksteve historisë, gjuhës dhe letërsisë por edhe e të gjitha tekstet e mundshme. Në fokus ishte edhe Enciklopedia shqiptare, shfrytëzimi i përbashkët i infrastrukturës dhe laboratorëve të universiteteve, shkëmbimi i nismave dhe praktikave më të mira të të dyja vendeve në arsimin parauniversitar.

Previous Përzgjidhen degët, 325 kuota specializimi në Mjekësi, Manastirliu: Rritje historike e pagave për mjekët specializantë