Ministrja e Mbrojtjes së Austrisë vizitë zyrtare në Shqipëri, Peleshi: Kosova, pjesë e qenësishme e Ballkanit Perëndimor - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja e Mbrojtjes së Austrisë vizitë zyrtare në Shqipëri, Peleshi: Kosova, pjesë e qenësishme e Ballkanit Perëndimor

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi priti në një takim zyrtar ministren Federale të Mbrojtjes së Austrisë, znj. Klaudia Tanner. Takimi ishte i një rëndësie të veçantë pasi të dy ministrat diskutuan bashkëpunimin në fushën e Mbrojtjes dhe rolin e kontributin e veçantë të Austrisë në Ballkanin Perëndimor.

Ministri Peleshi e siguroi ministren Tanner për angazhimin e Shqipërisë në zbatimin e reformave dhe plotësimin e kritereve për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Europian. Pjesë e diskutimeve ishin gjithashtu ndryshimet e fundit dhe reformat e ndryshme në fushën e Mbrojtjes, investimet dhe modernizimin e Forcave të Armatosura.

Një pikë e rëndësishme e takimit ishte nënshkrimi i Planit të Bashkëpunimit në fushën e Mbrojtjes, ku në konferencën e përbashkët ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë tha se: “Nënshkruam ditën e sotme, Planin e Bashkëpunimit në fushën e Mbrojtjes për këtë vit, një dokument i cili shërben si udhërrëfyes mbi bashkëpunimin, koordinimin dhe shkëmbimin e eksperiencës në fushën e emergjencave civile, bashkëpunimit civilo – ushtarak, logjistikës etj.”

Ministri Peleshi theksoi gjithashtu rëndësinë që ka mbështetja e Kosovës në aspiratat e saj kundrejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, duke kontribuar në forcimin e paqes. Ministri shqiptar i Mbrojtjes u shpreh se: “Miqësisht i kërkova ministres Tanner, që Ministria e Mbrojtjes së Austrisë, të vijonte kontributin dhe mbështetjen e Ballkanit Perëndimor në kuadër të iniciativave ndërkombëtare dhe rajonale, duke përfshirë këtu Kosovën, si pjesë e qenësishme e rajonit dhe si një nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor për të qenë kështu gjithëpërfshirës dhe mbi të gjitha gjeopolitikisht korrekt”.

Nga ana e saj, ministrja e Mbrojtjes së Austrisë, znj. Klaudia Tanner, falënderoi për mikpritjen ministrin Peleshi dhe shprehu mbështetjen e pakursyer të vendit të saj në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Ministrja Tanner u ndal në rëndësinë e mbështetjes së Ballkanit Perëndimor, sfidat e sigurisë me të cilat përballet sot Evropa, por edhe globi: “Situata aktuale tregon edhe një herë se mbështetja e miqve tanë të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian është shumë e rëndësishme. Lufta në Ukrainë na mëson të gjithëve se duhet të kujdesemi për stabilitetin pikërisht atje ku është shumë e rëndësishme, pikërisht në rajone ku janë të kërcënuar nga konfliktet dhe rreziqet e jashtme dhe pikërisht në këtë aspekt ne duhet të japim një kontribut të përbashkët për politikën tonë të sigurisë dhe stabilitetit.” – u shpreh ministrja e Mbrojtjes së Austrisë.

Të dy ministrat shprehën gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në nivel dypalësh, kryesisht përmes edukimit dhe trajnimit të ushtarakëve.

Previous Manastirliu në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”: Zgjerohet Shërbimi i Hemodinamikës edhe për urgjencat