Ministrja Ibrahimaj: Biznesi, partneri ynë për rritjen e produktivitetit të ekonomisë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Ibrahimaj: Biznesi, partneri ynë për rritjen e produktivitetit të ekonomisë

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, zhvilloi një vizitë në kompaninë DBS Group Albania, e cila operon në fushën e tekstileve, ku mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të qendrës së re të proceseve ndihmëse të prodhimit tekstil me sipërfaqe 5600 m2. I pranishëm në këtë vizitë ishte dhe ambasadori i Italisë në vendin tonë, z. Fabrizio Buçi.

Ministrja Ibrahimaj pa nga afër ambientet e kompanisë dhe u njoh me proceset e punës, si dhe zhvilloi një bashkëbisedim me drejtuesit e saj. Kompania zhvillon aktivitetin ekonomik prej gati 10 vitesh, duke u transformuar në kompaninë më të madhe tekstile në Shqipëri.

Ministrja vlerësoi zgjerimin e aktivitetit ekonomik të kompanisë në fjalë, duke e konsideruar si një sinjal pozitiv për ecurinë e ekonomisë së vendit dhe që tregon se qeveria është duke zbatuar politikat e duhura për përmirësimin  mëtejshëm të klimës së të bërit biznes dhe thithjen e kapitalit të huaj. Këtë ecuri të mirë të ekonomisë, tha Ibrahimaj, e konfirmojnë edhe shifrat e Investime të Huaja Direkte që për vitin 2022 arritën në 1.37 mld eurove ose rreth 33% më shumë se në vitin 2021.

“Ne jemi duke synuar të krijojmë një model të ri të zhvillimit ekonomik, sikundër po e bën në fakt edhe Bashkimi Europian. Po synojmë të ecim drejt një ekonomie që  rrit produktivitetin, maksimizon proceset e punës dhe motivon aftësimin më të madh të një krahu pune të kualifikuar. Në këto procese, biznesi është partneri ynë kryesor”, u shpreh Ibrahimaj.

Ndërsa vlerësoi investimin e ri prej 2.8 milionë euro të kompanisë, që konsiston në hapjen e një qendre të proceseve ndihmëse të prodhimit tekstil, Ministrja tha se kjo bën të mundur që kompania të rrisë kapacitetet, të modernizojë proceset e punës dhe të kualifikojë akoma më tej burimet njerëzore.

“Është e domosdoshme që të kalojmë nga “avantazhi” i krahut të lirë të punës, drejt një fuqie punëtore të aftë dhe të përgatitur sfidave që ekonomia globale na dikton edhe në kushtet e paqartësive, e kërkesave për të diversifikuar burimet e rritjes”, vijoi Ministrja.

Ibrahimaj shprehu angazhimin e MFE për të vijuar mbështetjen e investitorëve vendas dhe të huaj, qoftë përmes përmirësimit të vazhdueshëm të kuadrit ligjor, por edhe përmes reformave të vazhdueshme, siç janë shërbimet elektronike, reduktimi i barrierave administrative, përmirësimi i procedurave tatimore e doganore.

Previous MFE do të ndërmarrë masa lehtësuese për eksportuesit, ngrirje të kësteve të tatim fitimit dhe përshpejtim i rimbursimit të TVSH