Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin informal të Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s në Norvegji - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin informal të Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s në Norvegji

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin informal të Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s, që u mbajt më datat 31 maj – 1 qershor, në Oslo, Norvegji.

Në fokus të këtij takimi ishte përgatitja e tematikave të cilat do të trajtohen në samitin e ardhshëm të NATO-s në Lituani, të cilin Ministrja Xhaçka e cilësoi mjaft të rëndësishëm, pasi mbahet në një moment kritik për sigurinë euro-atlantike.

“Për këtë samit është kyç që të kemi një përgjigje të qartë ndaj kësaj sfide në unitet të plotë të Aleancës. Kjo përfshin vazhdimin dhe forcimin e mbështetjes për Ukrainën”, tha ajo.

Sa i përket situatës në veri të Kosovës, kryediplomatja shqiptare u shpreh se është e rëndësishme të hidhen hapa drejt normalizimit të marrëdhënieve në mënyrë që të arrihet në njohjen e ndërsjelltë.

“Dënova me forcë sulmet e dhunshme kundër KFOR-it dhe theksova mbështetjen e plotë për misionin e KFOR, përfshirë për vendosjen e trupave shtesë. Theksova bashkë me aleatë të tjerë rëndësinë e angazhimit të Serbisë dhe Kosovës në dialog. Sidomos zbatimin e angazhimeve të marra. Në momentin aktual është vendimtar çtensionimi i situatës”, tha ajo.

Samiti i radhës i NATO-s me pjesëmarrjen e Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive, pritet të mbahet më datat 11-12 korrik, në Vilnius, Lituani.

Previous 1 Qershori, fëmijët “pushtojnë” Bazën Ajrore, Farkë