Pajisje moderne për Kufirin dhe Migracionin, Çuçi: Shqipëria me kufij të hapur, por të sigurt. Policia në proces reformimi dhe investimesh në teknologji - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Pajisje moderne për Kufirin dhe Migracionin, Çuçi: Shqipëria me kufij të hapur, por të sigurt. Policia në proces reformimi dhe investimesh në teknologji

Pajisje me vlerë 2,4 milionë euro iu dorëzuan Policisë Kufitare dhe Migracionit nga Bashkimi Europian. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast në Dhërmi, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, tha se sfida jonë e përbashkët është hapja e kufijve sikundër Shqipëria ka bërë dhe menaxhimi i tyre në mënyrë të sigurt.

“Besoj se tashmë të gjithë jemi dëshmitarë të një realiteti krejt tjetër të Shqipërisë, një Shqipëri tërësisht e hapur për lëvizjen e lirë të mallrave, të njerëzve, dhe sidomos në periudhën e turizmit për të pranuar çdo njeri, që kërkon të kalojë pushimet në Shqipëri”, tha ministri Çuçi.

Ai solli në vëmendje bashkëpunimin me FRONTEX si një histori suksesi për të menaxhuar dhe kontrolluar kufijtë e Shqipërisë në mënyrë të sigurtë.

“Kur vjen puna për të menaxhuar në mënyrë moderne dhe të sigurtë kufijtë, sigurisht që teknologjia është një përgjigje që besoj unë na jep një siguri dhe garanci më shumë. Kështu që ky projekt ka një rëndësi të jashtëzakonshme për momentin ku Shqipëria është. Besoj se është në një moment shumë të mirë, siç thatë edhe ju zonja ambasadore, ku policia është në një proces të ristrukturimit, reformimit, qoftë strukturor, por qoftë edhe të investimeve në teknologji”, deklaroi Ministri i Brendshëm duke theksuar rritjen me 7.6 herë të investimeve në teknologji për Policinë e Shtetit përgjatë këtij viti krahasuar me vitin e shkuar. Jo thjesht si reagim ndaj sulmeve kibernetike – tha Çuçi, – por duke besuar fort që vende të vogla dhe në zhvillim si Shqipëria, nëse shfrytëzojnë avantazhet që jep teknologjia mund të bëjnë kapërcime epokale në fushën e rendit dhe sigurisë dhe mund ta rrisin cilësisht punën e Policisë së Shtetit”.

Më tej ai shtoi se sot Shqipëria është një vend partner i denjë i BE-së për ruajtjen dhe menaxhimin e kufijve gjeografikë të Europës, por edhe në bashkëpunimin mes policive europiane në luftën kundër krimit të organizuar.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, tha gjatë fjalës së tij se vlerësoi ndihmën e partnerëve tanë për Policinë e Shtetit.

“Shprehim bindjen se asistenca e ofruar nga BE, SHBA dhe gjithë partnerët e tjerë në fushën e legjislacionit dhe përafrimit të tij me legjislacionin komunitar, asistenca për forcimin e kapaciteteve profesionale dhe logjistikë, asistenca në reformimin e vazhdueshëm në sektorin e sigurisë, si dhe bashkëpunimi çdo ditë dhe më i fortë ndërmjet nesh kanë vijuar ta bëjnë Shqipërinë një vend më të sigurt dhe eksportues të sigurisë në rajon e më gjerë”, tha Rrumbullaku.

Ambasadorja e Delegacionit të BE, Christiane Hohmann, tha se ky projekt dhe gjithë bashkëpunimi me BE-në në tërësi ndihmon në përgatitjet e Shqipërisë për anëtarësim në union.

“Pajisjet e dorëzuara sot nxjerrin në pah bashkëpunimin solid mes BE-së dhe Shqipërisë në fushën e menaxhimit të kufijve dhe luftës kundër krimit të organizuar. Kjo e bën policinë kufitare më të fortë dhe më efektive për të ofruar siguri më të mirë për shqiptarët, si dhe ndihmon në përgatitjen e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Gjej rastin të falënderoj të gjithë operatorët e vijës së parë për punën e tyre të përditshme dhe të konfirmoj se BE-ja qëndron e përkushtuar t’ju mbështesë në punën tuaj”, tha Hohmann.

Prej këtij projekti Policia Kufitare dhe Migracionit ka përfituar anije patrullimi, automjete vëzhgimi me sistem kamera vëzhgimi ditën e natën, mikrobusë më radarë, servis të lëvizshëm mirëmbajtjeje, si dhe dy radarë për bregdetin, një në Tale të Lezhës dhe tjetri në Dhërmi.

Previous Kumbaro në Muriqan: Higjienizim, cilësi shërbimi e rikualifikim estetik, pritje dinjitoze nëpër pikat kufitare