Kategoritë e mjeteve, akset rrugore dhe oraret e kufizimit të lëvizjes gjatë sezonit turistik, 15 qershor – 15 shtator 2023 - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kategoritë e mjeteve, akset rrugore dhe oraret e kufizimit të lëvizjes gjatë sezonit turistik, 15 qershor – 15 shtator 2023

Në kuadër të masave të ndërmarra për mbarëvajtjen e sezonit turistik 2023, si dhe për monitorimin e qarkullimit rrugor drejt zonave bregdetare dhe turistike, me qëllim krijimin e lehtësirave për lëvizjen e qytetarëve dhe të shtetasve të huaj që zgjedhin vendin tonë, si dhe në zbatim të udhëzimit të përbashkët nr.7967, të datës 30.05.2018, “Mbi kufizimin e qarkullimit të mjeteve të rënda për transport rrugor të mallrave, gjatë sesonit turistik dhe gjatë festave”, njoftojmë të gjithë qytetarët dhe subjektet se:

Nga data 15 qershor deri në 15 shtator 2023gjatë fundjavës dhe ditëve të festave, do të ketë kufizime për të gjitha kategoritë e mjeteve rrugore:

  • Mjetet rrugore për transportin e mallrave me peshë të përgjithshme të autorizuar, mbi 7500 kg;
  • Mjetet rrugore me ngarkesë të pandashme, me gjatësi maksimale më të madhe se 12 m (transporte me mjete jashtë norme ose transporte në kushte jonormale);
  • Mjetet rrugore bujqësore që kanë shpejtësi më të vogël se 40 km/orë;
  • Mjetet rrugore që kalojnë përmasat kufitare, sipas nenit 61 të Kodit Rrugor;
  • Mjetet rrugore që shërbejnë për kursantët e autoshkollave mësimore.

Kufizimet e lëvizjes përfshijnë akset rrugore:

  • PKK Muriqan – Shkodër dhe anasjelltas; 
  • PKK Hani i Hotit – Shkodër dhe anasjelltas;
  • Plazhi i Zogajt – Shkodër” dhe anasjelltas;
  • Plazhi i Shirokës – Shkodër dhe anasjelltas;
  • Plazhi i Velipojës – Shkodër dhe anasjelltas;
  • Shkodër – Lezhë;
  • Lezhë – Shëngjin;
  • Lezhë – Patok dhe anasjelltas;
  • Durrës – Tiranë;
  • Durrës – Gjiri i Lalëzit;
  • Durrës – Currila;
  • Durrës – Kavajë;
  • Kavajë – Plazhi i Gjeneralit;
  • Kavajë – Spille;
  • Kavajë – Kthesa e Divjakës – Lushnjë dhe anasjelltas;
  • Lushnjë – Fier;
  • Fier – Seman;
  • Fier – Plazhet e Poros dhe anasjelltas;
  • Vlorë – Palasë – Dhërmi – Vuno – Himarë – Qeparo – Borsh – Bunec – Sarandë dhe anasjelltas;
  • Sarandë – Butrint;
  • Elbasan – Pogradec;
  • Elbasan – Rrogozhinë dhe anasjelltas;
  • Qafë Thanë – Lin – Pogradec – Tushemisht dhe anasjelltas;
  • Tepelenë – Gjirokastër – Kakavijë dhe anasjelltas;
  • PKK Morinë – Kukës – Milot – Durrës – Lezhë dhe anasjelltas;
  • PKK Qafë Morinë – Bajram Curri dhe anasjelltas.

Këto kufizime lëvizjeje parashikohen në ditët dhe oraret:

  • Të premten, nga ora 15:00 – 22:00;
  • Të shtunën, nga ora 08:00 – 12:00 dhe nga ora 16:00 – 22:00;
  • Të dielën, nga ora 07:00 – 22:00.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve dhe subjekteve që preken nga kufizimet e sipërpërmendura, që të zbatojnë me korrektesë masat kufizuese, me qëllim krijimin e lehtësirave të nevojshme për pushuesit vendas dhe ata të huaj, gjatë sezonit turistik 2023.

Previous Ministrja Ibrahimaj: Politikat tona synojnë aftësimin dhe rritjen e punësimit të të rinjve në vend