“Flasim përmes fotove”/ Çelet në ambientet e MAS ekspozita e veçantë e gjimnazistëve nga Instituti i Nxënësve që nuk Dëgjojnë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

“Flasim përmes fotove”/ Çelet në ambientet e MAS ekspozita e veçantë e gjimnazistëve nga Instituti i Nxënësve që nuk Dëgjojnë

Një ekspozitë e veçantë fotografike nga gjimnazistë nga Instituti i Nxënësve që nuk Dëgjojnë është çelur këtë të enjte një në ambientet e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Përmes këtyre fotove që tejkalojnë barrierat gjuhësore, këta nxënës na kanë treguar talentet e tyre. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi përmes një postimi në rrjetet e saj sociale informoi se kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur për një javë.“Ekspozita më e bukur dhe e veçantë sot në hollin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit nga gjimnazistët e Institutit të Nxënësve që nuk Dëgjojnë. I takova nga afër këta artistë, të cilët janë brezi i parë i nxënësve që po përfitojnë nga hapja e shkollës së mesme në këtë institut dhe që këtë herë falë projektit #EU4InclusiveTeaching kanë realizuar këto fotografi kaq mbresëlënëse.”

Ministrja Kushi i bën thirrje dashamirëve të fotografisë se mund të vijnë ta vizitojnë ekspozitën nga afër në ambientet e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

“Dyert e ministrisë sonë do të qëndrojnë të hapura gjatë një jave për ekspozitën me titull ‘Flasim përmes fotove’, duke i ftuar të gjithë dashamirësit e fotografisë, por edhe miqtë dhe shokët e këtyre nxënësve të mrekullueshëm.”

Kjo ekspozitë shënon një moment të veçantë, pasi është ekspozita e parë fotografike e nxënësve të talentuar të Institutit të Nxënësve që nuk Dëgjojnë në Tiranë.

Previous Situata në veri të Kosovës, Ministrja Xhaçka: Thelbësore të ruhet qetësia, dialogu për normalizimin e marrëdhënieve është e vetmja rrugë