Ministri Peleshi pret shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Rumanisë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministri Peleshi pret shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Rumanisë

Ministri i Mbrojtjes, z. Niko Peleshi priti në një takim shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Rumanisë gjeneral Daniel Petrescu, i cili shoqërohej nga ambasadori i Rumanisë në vendin tonë, z. Octavian Șerban dhe atasheu ushtarak, kolonel Valerică Piroșcă.

Në këtë takim u vlerësua bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e Mbrojtjes. Diskutimi u përqendrua veçanërisht në zhvillimet dhe angazhimet e të dy vendeve në mjedisin aktual të sigurisë, përpjekjet e përbashkëta për mbështetjen e Aleancës ndaj Ukrainës.

Mes ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi dhe delegacionit të Rumanisë u diskutua mbi identifikimin e fushave të reja për bashkëpunim të përbashkët në fushën e Mbrojtjes dhe të Sigurisë, si dhe përpjekjet e pandalshme të vendeve për kufizimin e influencave keqdashëse në rajonet respektivë.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Rumanisë gjeneral Daniel Petrescu, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri pati edhe një takim me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të RSH-së, gjeneral brigade Arben Kingji.

Previous Londër, Ministrja Xhaçka takon Sekretarin e Jashtëm James Cleverly: Thellim i bashkëpunimit dypalësh Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar