Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, përgjatë Konferencës për Rimëkëmbjen e Ukrainës, ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly.
Ata diskutuan rreth bashkëpunimit dypalësh në një sërë fushash përfshirë këtu migracionin, bashkëpunimin ekonomik dhe investimet britanike në Shqipëri.
Kryediplomatja Xhaçka vlerësoi angazhimin personal të Sekretarit James për zhvillimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.