Ministrja Ibrahimaj pret në takim Bordin e Drejtorëve të BERZH, diskutohet forcimi i bashkëpunimit dhe mbështetjes - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Ibrahimaj pret në takim Bordin e Drejtorëve të BERZH, diskutohet forcimi i bashkëpunimit dhe mbështetjes

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, priti në një takim zyrtar Bordin e drejtorëve të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), i cili po zhvillon një vizitë 3 ditore në vendin tonë.

Diskutimet mes palëve u fokusuan mbi bashkëpunimin dhe mbështetjen e mundshme që BERZH-i mund të japë për Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë lidhur me ecurinë e reformave strukturore në vendin tonë, veçanërisht sa i përket angazhimit për negociatat me Bashkimin Europian, për kapitujt që lidhen me zhvillimin ekonomik, konkurrencën dhe klimën e investimeve.

Gjatë këtij takimi, Ministrja Ibrahimaj bëri një prezantim të shkurtës të situatës makroekonomike të vendit, si dhe reformave e politikave tw ndërmarra nga qeveria për  përballimin e krizave të njëpasnjëshme, të cilat ndikuan në performancën e ekonomisë shqiptare.

Ndër të tjera, Ministrja Ibrahimaj theksoi se ekonomia jonë është mjaft e diversifikuar dhe asnjë sektor i vetëm nuk dominon mbi të tjerët. “Bujqësia, turizmi dhe energjia janë disa prej sektorëve prioritarë, ku është fokusuar më së shumti vëmendja dhe politikat e qeverisë shqiptare”, u shpreh Ibrahimaj.

“Pas rimëkëmbjes në 2021-2022, ne presim që rritja ekonomike të ngadalësohet disi këtë vit duke reflektuar kushtet më të shtrënguara financiare globale, dhe parashikohet të jetë në një nivel relativisht të fortë prej 3.7 përqind në vitin 2023”, tha ministrja.

Ministrja informoi se për sa i përket politikës fiskale, këtë vit synojmë një bilanc primar neutral nga negativi prej 1.8% vitin e kaluar. Ajo gjithashtu shprehu  angazhimin që  bashkë me anëtarët e bordit të BERZH-it të shtyjnë përpara axhendën dhe bashkëpunimin, sidomos në  sektorin e energjisë, i cili mbetet me interes të madh në kuadër të reformave aktuale.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e BERZH shprehën vlerësimin sa i përket bashkëpunimit të deritanishëm me qeverinë shqiptare dhe u shprehën të gatshëm për forcimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

Previous Muzhaqi: Mbështesim të rinjtë, së shpejti nis zbatimi i garancisë rinore. Trajnime, kurse profesionale me mbështetjen e shtetit ose punësim për të rinjtë në situatë vulnerabël