Festivali Ndërkombëtar i të Rinjve në Parma/ Ministrja Kushi: Krenare për nxënësit tanë të cilët me performacat e tyre promovojnë kulturën shqiptare në Itali

Nxënësit e Shkollës së Baletit dhe Liceut Artistik “Jordan Misja” po marrin pjesë në disa shfaqje në Festivalin Ndërkombëtar të të Rinjve në Parma të Italisë.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi nëpërmjet një postimi në rrjete sociale vlerësoi performacën e nxënësve, të cilët me shfaqjet e tyre transmetojnë vlerat dhe kulturën shqiptare në Itali.

“Me nxënësit tanë artistë të talentuar nga Shkolla e Baletit dhe Liceu Artistik “Jordan Misja” të cilët po shkëlqejnë në skenat italiane, ku me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit po marrin pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të të Rinjve në Parma.”

Postimi i plotë i Ministres Kushi:

Mirëmëngjes,

Me nxënësit tanë artistë të talentuar nga Shkolla e Baletit dhe Liceu Artistik “Jordan Misja” të cilët po shkëlqejnë në skenat italiane, ku me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit po marrin pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të të Rinjve në Parma.

#KrenarePërNxënësitTanë