Balla pret Koordinatorin Special Britanik, Skeates: Rënie drastike e numrit të emigrantëve të paligjshëm drejt Britanisë së Madhe - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Balla pret Koordinatorin Special Britanik, Skeates: Rënie drastike e numrit të emigrantëve të paligjshëm drejt Britanisë së Madhe

Ministri i Brendshëm Taulant Balla priti sot Koordinatorin Special të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për Migracionin e Paligjshëm, Gjeneralin Stuart Skeates.

Balla gjatë takimit deklaroi se rezultatet e Task Forcës së Përbashkët për Migracionin janë mjaft domethënëse me një ulje prej 92% të rasteve të emigrantëve të paligjshëm shqiptarë krahasuar me vitin e kaluar.

“Rezultatet e Task Forcës së Përbashkët janë domethënëse me një ulje prej 92% të rasteve të emigrantëve të paligjshëm shqiptarë krahasuar me vitin e kaluar. Rasti më i fundit i riatdhesimit të 5 emigrantëve të paligjshëm shqiptarë brenda javës të cilët kishin udhëtuar drejt Britanisë së Madhe në mënyrë të paligjshme është shprehje kuptimplotë e bashkëpunimit dhe punës së agjencive ligjzbatuese shqiptare në luftën kundër emigracionit të paligjshëm”, nënvizoi ai.

Ministri u shpreh gjatë takimit të Task Forcës së Përbashkët për Migracionin se rezultatet domethënëse dhe bashkëpunimi ekzistues me agjencitë ligjzbatuese britanike në fushën e emigracionit të paligjshëm, duhet të thellohet edhe në fusha të tjera si lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Nga ana e tij Gjenerali Skeates tha se “është e qartë se iniciativa e përbashkët ka mundësuar rezultatet domethënëse të muajve të fundit. Falë lidershipit tuaj është mundësuar ulja drastike e mbërritjeve të paligjshme të shqiptarëve në Britaninë e Madhe nëpërmjet gomoneve prej 92 % më pak”.

Previous Peleshi pret në vizitën e tij të parë, ministrin e ri të Mbrojtjes së Kosovës: Vijojmë mbështetjen në proceset euroatlantike