Rindërtohet shkolla “Olsi Lasko” në Durrës, Balluku: Kushte dinjitoze e bashkëkohore - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Rindërtohet shkolla “Olsi Lasko” në Durrës, Balluku: Kushte dinjitoze e bashkëkohore

Shkolla e Mesme e Përgjithshme “Olsi Lasko” në qytetin e Durrësit ka sot një pamje tërësisht të re, duke ofruar mjedise të reja me kushte dinjitoze e bashkëkohore për mësimdhënien. Shkolla është rindërtuar falë programit “EU4Schools”(BE për Shkollat), një financim i Bashkimit Europian, i cili zbatohet nga UNDP Albania.

Nga rikonstruksioni i kësaj shkolle përfitojnë drejtpërdrejt 775 nxënës, 35 mësues dhe afro 65 mijë banorë në zonën e Shkozetit. Objekti i rindërtuar është një godinë 4 katëshe, përfshi edhe një palestër të mbyllur, sistem qendror ngrohje-ftohje, por edhe sistem ndriçimi me efiçencë energjetike.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me shefin e bashkëpunimit të BE në Tiranë, Hubert Perr, përfaqësues të UNDP në Shqipëri, si dhe përfaqësues të pushtetit vendor vizituan nga afër këtë shkollë, e pajisur gjithashtu edhe me të gjithë laboratorët e nevojshëm.

“Qeveria Shqiptare ka vite që po investon fuqishëm në arsim përsa i përket infrastrukturës dhe në sport, sigurisht, përsa i përket vendosjes së dinjitetit të mësuesve në vend, duke rritur pagat e tyre, duke krijuar transparencë dhe konkurrencë të drejtë përmes portaleve dhe jo emërimi i mësuesve që nuk arrinin të bënin detyrën e tyre. Kështu që të gjitha këto janë një ndryshim shumë i rëndësishëm siç janë edhe kurrikulat jashtë shkollore të cilat ne po mundohemi që ti fusim siç është kodimi, programimi, artet dhe zejet. Të gjitha këto janë komponentë të një strategjie që sot është e prekshme dhe nuk është vetëm fjalë”, u shpreh Balluku.

Duke biseduar me nxënësit e kësaj shkolle, të cilët u shprehën të kënaqur për mjediset e reja të shkollës, Balluku tha se Qeveria Shqiptare do të mundohet të bëjë gjithmonë më të mirën, duke vijuar me investimet në arsim.

“Kjo është një shkollë që ju sot do ti merrni të gjitha frytet e kësaj infrastrukture për ti bashkuar me mundin tuja dhe me sakrificat, por nga ana tjetër do ti shërbejë edhe të gjithë brezave të tjerë pasi i ka të gjitha kapacitetet moderne edhe për ekspansione të tjera. Kështu që ndihuni me fat, siç ndihemi ne me fat që ju kemi dhe që jeni kaq të mirë dhe që doni të kontribuoni për të ardhmen e Shqipërisë dhe ne me mbështetjen e miqve tanë e donatorëve sigurisht, Bashkimit Euriopian, UNDP do të mundohemi të bëjmë më të mirën”, nënvizoi Balluku.

Shefi i bashkëpunimit të BE në Tiranë, Hubert Perr, duke ju drejtuar nxënësve të cilët këtë vit shkollor e kanë nisur në një shkollë totalisht të rinovuar u shpreh se “vizita në këto shkolla janë gjithmonë në ato momente kyçe të ditës, që e bëjnë ditën time më të mirë. Jam shumë krenar në fakt që në momentin që shkela në këtë derë të kësaj shkolle, pashë të gjitha këto ambiente që po ia lëmë trashëgimi. Shumë krenar, janë ‘first class’, klasi i parë”

Në bashkisë Durrës, kryebashkiakja Emiriana Sako bëri të ditur se janë 37 objekte arsimore në programin e rindërtimit, 20 prej të cilave kanë përfunduar dhe 17 të tjera janë në proces ku një pjesë e tyre parashikohet të përfundojnë brenda këtij viti.

Previous Vendime të miratuara në mbledhjen e këshillit të ministrave, datë 13 shtator 2023