Vendime të miratuara në mbledhjen e këshillit të ministrave, datë 13 shtator 2023 - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Vendime të miratuara në mbledhjen e këshillit të ministrave, datë 13 shtator 2023

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 13 Shtator 2023: 

V E N D I M

PËR

 

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË KUKËSIT

 

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

  1. Albert Halilaj, prefekt i Qarkut të Kukësit, lirohet nga kjo detyrë.

 

  1. Granit Gjana emërohet prefekt i Qarkut të Kukësit.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

***

V E N D I M

PËR

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARIT TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “IMPIANTI I TRAJTIMIT TË UJËRAVE TË NDOTURA HIMARË DHE LARGIMI I UJËRAVE TË TRAJTUARA NË DET PËR ITUN HIMARË”

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

  1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarit të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga realizimi i projektit “Impianti i trajtimit të ujërave të ndotura Himarë dhe largimi i ujërave të trajtuara në det për ITUN Himarë”.

 

  1. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Himarë.

 

  1. Pronari i pasurisë së paluajtshme, pronë private, që shpronësohet, kompensohet në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasurinë e llojit “godinë”, me vlerë të përgjithshme shpronësimi, prej 783 000 (shtatëqind e tetëdhjetë e tre mijë) lekë

 

  1. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 783 000 (shtatëqind e tetëdhjetë e tre mijë) lekësh, përballohet nga buxheti i shtetit, llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë.

 

  1. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga Bashkia Himarë.

 

  1. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.

 

  1. Pronari i pasurisë së paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, kompensohet, për efekt shpronësimi, pasi të ketë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.

 

  1. Agjencia Shtetërore për Shpronësimin kryen procedurat për likuidimin e pronarit të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.

 

  1. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Himarë.

 

  1. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Vlorë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistrimin e aktit të kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Himarë për pasurinë e shpronësuar, sipas këtij vendimi.

 

  1. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasurinë e shpronësuar deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimit të aktit të kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Himarë për pasurinë e shpronësuar, sipas këtij vendimi.

 

  1. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Himarë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Vlorë, dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

                                         

KRYEMINISTRI

EDI RAMA

***

V E N D I M

PËR

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RIKONSTRUKSION DHE ASFALTIM I RRUGËS “THEOFAN POPA”, BASHKIA ELBASAN”

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

  1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rikonstruksion dhe asfaltim i rrugës “Theofan Popa”, Bashkia Elbasan”.

 

  1. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Elbasan.

 

  1. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 11 975 209.6 (njëmbëdhjetë milionë e nëntëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë e dyqind e nëntë pikë gjashtë) lekësh.

 

  1. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 11 975 209.6 (njëmbëdhjetë milionë e nëntëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë e dyqind e nëntë pikë gjashtë) lekësh, përballohet nga Bashkia Elbasan.

 

  1. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga Bashkia Elbasan.

 

  1. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.

 

  1. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Elbasan.

 

  1. Bashkia Elbasan kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.

 

  1. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Elbasan.

 

  1. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Elbasan, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistrimin e aktit të kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Elbasan për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.

 

  1. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimit të aktit të kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Elbasan për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.

 

  1. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Elbasan, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Elbasan, dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

***

V E N D I M

PËR

 

DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.456, DATË 22.5.2013, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRBËRJEN DHE MËNYRËN E FUNKSIONIMIT TË KOMITETIT KOMBËTAR TË SHËNDETIT MENDOR”

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 30, të ligjit nr.44/2012, “Për shëndetin mendor”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

Në vendimin nr.456, datë 22.5.2013, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

 

  1. Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:

 

“1. Ngritjen e Komitetit Kombëtar të Shëndetit Mendor (në vijim, KKSHM), organ këshillimor i ministrit përgjegjës për shëndetësinë, i cili të kryesohet nga zëvendësministri përgjegjës për shëndetësinë dhe ka në përbërje këta anëtarë:

 

  1. a) Drejtuesin e njësisë që mbulon çështje të shëndetit publik e të kujdesit shëndetësor parësor në ministrinë përgjegjëse për shëndetësinë;
  2. b) Drejtuesin e njësisë që mbulon çështje të planifikimit spitalor në ministrinë përgjegjëse për shëndetësinë;
  3. c) Drejtuesin e njësisë që mbulon çështje të planifikimit financiar në ministrinë përgjegjëse për shëndetësinë;

ç)  Drejtuesin e njësisë që mbulon çështjet juridike në ministrinë përgjegjëse për shëndetësinë;

  1. d) Drejtuesin e njësisë që mbulon çështjet e shërbimeve sociale në ministrinë përgjegjëse për mbrojtjen sociale;
  2. dh) Përfaqësuesin e ministrisë përgjegjëse për çështjet e drejtësisë;
  3. e) Përfaqësuesin e ministrisë përgjegjëse për çështjet e arsimit;

ë) Përfaqësuesin e ministrit përgjegjës për fëmijët dhe rininë;

  1. f) Shefin e Shërbimit të Psikiatrisë në QSUT;
  2. g) Drejtuesin e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore;
  3. gj) Përfaqësuesin e Qendrës Kombëtare Terapeutike dhe Rehabilituese për Fëmijët;
  4. h) Përfaqësuesin e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor;
  5. i) Përfaqësuesin e Institutit të Shëndetit Publik;
  6. j) Përfaqësuesin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor;
  7. k) Përfaqësuesin e Shërbimit Social Shtetëror;
  8. l) Përfaqësuesin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror;
  9. ll) Përfaqësuesin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, që mbulon çështjet e personave me çrregullime të shëndetit mendor me masë mjekësore;
  10. m) Përfaqësuesin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi;
  11. n) Përfaqësuesin e Avokatit të Popullit;
  12. nj) Përfaqësuesin e Policisë së Shtetit;
  13. o) Përfaqësuesin e shërbimeve komunitare të shëndetit mendor, i caktuar nga ministri përgjegjës për shëndetësinë;
  14. p) Përfaqësuesin e spitaleve psikiatrike, i caktuar nga ministri përgjegjës për shëndetësinë;
  15. q) Përfaqësuesin e Shoqatës së Bashkive.

 

  1. Pika 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:

 

“2. Në mbledhjet e KKSHM-së ftohen të marrin pjesë përfaqësues nga përdoruesit/familjarët e përdoruesve të shërbimeve të shëndetit mendor dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, që promovojnë dhe mbrojnë të drejtat e personave me çrregullime të shëndetit mendor, si dhe përfaqësues nga organizma të ndryshëm ndërkombëtarë, që kanë zyrat e përfaqësimit në Shqipëri dhe kanë në fushën e veprimtarisë së tyre çështje të shëndetit mendor.”.

 

  1. Në nënndarjen e parë, të pikës 3, pas fjalëve “- përfaqëson KKSHM-në …” shtohen “… dhe siguron një mjedis mbështetës në KKSHM, bashkërendimin ndërdisiplinar, ndërsektorial dhe ndërinstitucional, shkëmbimin e informacionit, të dijeve dhe përvojës, duke mundësuar ndërveprimin e bashkëpunimin ndërmjet aktorëve brenda dhe jashtë vendit, në fushën e shëndetit mendor …”.

 

  1. Në pikën 4, fjalët “Sektori i shëndetit mendor dhe adiktologjisë në Ministrinë e Shëndetësisë …” zëvendësohen me “Sektori që mbulon çështje të shëndetit mendor në ministrinë përgjegjëse për shëndetësinë …”.

 

  1. Pika 5 ndryshohet, si më poshtë vijon:

 

“5. Komiteti Kombëtar i Shëndetit Mendor këshillon ministrin përgjegjës për shëndetësinë për:

 

  1. a) zhvillimin e politikave për ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit mendor të fëmijëve, adoleshentëve, të rinjve, të rriturve, të moshuarve në Shqipëri;
  2. b) deinstitucionalizimin e orientimin komunitar të shërbimeve të shëndetit;
  3. c) ofrimin e bashkërenduar të shërbimeve shëndetësore dhe sociale, parandaluese, trajtuese, rehabilituese dhe riintegruese;

ç) mundësimin e një zinxhiri shërbimesh për shëndetin mendor, që të jenë cilësore, të disponueshme, të pranueshme dhe të arritshme për të gjithë;

  1. d) mbrojtjen e të drejtave të personave me çrregullime të shëndetit mendor përgjatë gjithë harkut të jetës, në komunitet, në institucione të kujdesit shëndetësor e social, me shtretër dhe pa shtretër, si dhe në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale dhe në institucionet e posaçme mjekësore;
  2. dh) rajonizimin e rrjeteve të plota të shërbimeve të shëndetit mendor, në harmoni me planet e ristrukturimit dhe racionalizimit të shërbimeve të kujdesit shëndetësor parësor e spitalor;
  3. e) ndërmarrjen e nismave ligjore e nënligjore për shëndetin mendor dhe zbatimin e legjislacionit përkatës;

ë) monitorimin dhe vlerësimin e zbatimit të politikave të shëndetit  mendor.

 

  1. Pas pikës 7 shtohet pika 7/1, me këtë përmbajtje:

 

“7/1. Komiteti ngre nënkomitetin për shqyrtimin e çështjeve të lidhura me shëndetin mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve, i cili përbëhet nga ekspertë të fushës, që mbulojnë çështje të ndryshme lidhur me mirëqenien e shëndetin mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve. Nënkomiteti asiston komitetin për analizë dhe vlerësim të situatës së shëndetit mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve e shërbimeve sociale dhe shëndetësore përkatëse. Nënkomiteti i propozon komitetit ndërhyrje strategjike apo programatike, si dhe ndryshime rregullatore, të cilat synojnë përmirësimin e shëndetit mendor për fëmijët dhe adoleshentët.”.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

***

V E N D I M

PËR

 

NJË SHTESË NË NUMRIE PUNONJËSVE ORGANIKË NË ADMINISTRATËN E KUVENDIT, PËR VITIN 2023

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

  1. Numri i punonjësve të administratës së Kuvendit, për vitin 2023, shtohet me 16 (gjashtëmbëdhjetë) veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 453 (katërqind e pesëdhjetë e tre) punonjës.

 

  1. Numri rezervë i punonjësve për vitin 2023 reduktohet me 16 (gjashtëmbëdhjetë) veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm rezervë në 47 (dyzet e shtatë) punonjës.

 

  1. Ngarkohen administrata e Kuvendit dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I  

EDI RAMA

***

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E MARRËVESHJES SË ZBATIMIT PËR PROJEKTE TË BASHKËPUNIMIT TEKNIK, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL, DHE DEUTSCHE GESELLSCHAFT FÜR INTERNATIONALE ZUSAMMENARBEIT (GIZ) GMBH

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 19 e 22, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

Miratimin e marrëveshjes së zbatimit për projekte të bashkëpunimit teknik, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, dhe Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

***

V E N D I M

PËR

 

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.10 083, DATË 23.2.2009, “PËR MIRATIMIN E KONTRATËS SË KONCESIONIT, NDËRMJET MINISTRISË SË ENERGJISË DHE INDUSTRISË, SI AUTORITET KONTRAKTUES, DHE EVN AG, STATKRAFT AS DHE DEVOLL HYDROPOWER, SH.A., SI BASHKËKONCESIONARË PËR PROJEKTIMIN, FINANCIMIN, NDËRTIMIN, MARRJEN NË PRONËSI, SHFRYTËZIMIN, MIRËMBAJTJEN DHE TRANSFERIMIN E PROJEKTIT TË HIDROCENTRALIT NË LUMIN DEVOLL, NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR, DHE MIRATIMIN E SHTESËS SË KATËRT TË KONTRATËS SË KONCESIONIT”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, e 100, të Kushtetutës, dhe të ligjit nr.125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

Propozimin e projektligjit “Për një ndryshim në ligjin nr.10 083, datë 23.2.2009, “Për miratimin e kontratës së koncesionit, ndërmjet Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, si autoritet kontraktues, dhe EVN AG, Statkraft AS dhe Devoll Hydropower, sh.a., si bashkëkoncesionarë për projektimin, financimin, ndërtimin, marrjen në pronësi, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e projektit të hidrocentralit në lumin Devoll, në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe miratimin e shtesës së katërt të kontratës së koncesionit”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.
Previous Nis Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023, operacioni më i rëndësishëm statistikor në Shqipëri