Ministri i Financave dhe Ekonomisë, z. Ervin Mete takohet me Menaxherin e Bankës Botërore për Shqipërinë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, z. Ervin Mete takohet me Menaxherin e Bankës Botërore për Shqipërinë

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, z. Ervin Mete, priti në një takim zyrtar Menaxherin e Bankës Botërore për Shqipërinë, z. Emanuel Salinas.

Z.Mete vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me Bankën Botërore dhe falënderoi z. Salinas për mbështetjen e vazhdueshme që BB i ka dhënë dhe i jep vendit tonë në procesin e reformave drejt integrimit europian dhe zhvillimit ekonomik.

Nga ana e tij, z. Salinas uroi z. Mete për detyrën e re si Ministër i Financave dhe Ekonomisë dhe shprehu gadishmërinë e Bankës Botërore për të vijuar bashkëpunimin dhe mbështetjen për Shqipërinë.

Gjatë takimit u diskutua lidhur me rëndësinë e Procesit të Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të të cilit më datë 26 shtator do të mbahet në Tiranë “Forumi i Ministrave të Ekonomisë”. Dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim për nevojën për të shtyrë përpara procesin e Berlinit, si një mundësi shumë e mirë për mbështetje dhe zhvillimin ekonomik të vendeve të rajonit, drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Banka Botërore u angazhua në mbështetjen e projekteve në tregti dhe transport, në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perendimor. Gjithashtu një tjetër fushë ku Banka Botërore do të ofrojë mbështetjen dhe asistencën e saj ka të bëjë me integrimin e sistemeve të pagesave të rajonit.

Deri më sot Banka Botërore ka ofruar për Shqipërinë mbi 2.4 miliardë USD financime, ku peshën më të madhe e zë mbështetja buxhetore me 42.23%, duke vijuar me investimet në sektorin e transportit me 13.77%, në sektorin e energjisë me 9.65%, furnizimin me ujë dhe kanalizime me 7.86% e të tjera.

Këtë vit u miratua nga BB Marrëveshja e re e Partneritetit (Country Partnership Framework for Albania – CPF 2023-2027).

Previous Ministri Manja mirëpret Sh.T. Dr. Waleed Mohammed Al-Samaani, Ministri i Drejtësisë së Mbretërisë Saudite