Ministri Financave dhe Ekonomisë, z. Mete takohet me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministri Financave dhe Ekonomisë, z. Mete takohet me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, z. Ervin Mete priti në një takim zyrtar Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, z. Alastair King-Smith. Në këtë takim u diskutua lidhur me marrëdhëniet ekonomike mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe interesin dypalësh për zgjerimin e mëtejshëm të tyre në të ardhmen.

Ministri z. Mete vlerësoi mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar ka dhënë për zhvillimin ekonomik të vendit tonë, reformave në funksion të përmirësimit të klimës së biznesit dhe forcimit të shtetit ligjor, e sidomos për procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Nga ana e tij, Ambasadori z. Alastair King-Smith shprehu angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të forcuar bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve dhe vijuar mbështetjen për Shqipërinë.

Një temë tjetër diskutimi mes Ministrit z. Mete dhe Ambasadorit z. Alastair King-Smith ishte dhe Procesi i Berlinit dhe domosdoshmëria për shtyrjen përpara të tij, në funksion të zhvillimit ekonomik të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe përshpejtimit të procesit të integrimit të tyre në BE.

Previous Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj. Albana Koçiu takim me stafin mjekësor të Urgjencës së QSUT