Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se, duke filluar nga data 01 tetor 2023, hyn në fuqi Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të Zvicrës.
Kjo marrëveshje do t’u ofrojë qytetarëve të të dy vendeve të drejtën të gëzojnë përfitimet e plota të kontributeve të tyre. Ajo mbulon sigurimet për moshën e tretë, si dhe për mbijetuesit dhe invalidët dhe përputhet me standardet ndërkombëtare për koordinimin e sistemeve të sigurimeve shoqërore.
Janë rreth 2,000 shtetas shqiptarë, të cilët në bazë të kësaj marrëveshjeje do të përfitojnë njohjen e kontributeve.