Shqipëria merr pjesë në Panairin “Fruit Attraction 2023”, në Madrid, duke u renditur në hartën e eksportuesve cilësorë në Europë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Shqipëria merr pjesë në Panairin “Fruit Attraction 2023”, në Madrid, duke u renditur në hartën e eksportuesve cilësorë në Europë

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, vizitoi stendën shqiptare, ku 9 sipërmarrje që operojnë në sektorin e bujqësisë dhe agropërpunimit, që kanë krijuar markë me prodhimet e tyre, prezantohen në këtë panair falë mbështetjes të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Stendën e produkteve shqiptare e vizitoi dhe ministri Spanjoll për Bujqësinë, Peshkimin dhe Ushqimin, Luis Planas Puchades.

Ministrja Denaj tha, se “ne marrim pjesë për herë të parë në këtë Panair, që është ndër më të mëdhenjtë në rang botëror dhe këtë vit feston dhe 15 vjetorin e tij. Unë pata nderin të takoj dhe ministrin Spanjoll për Bujqësinë, Peshkimin dhe Ushqimin, Luis Planas Puchades, i cili shprehu konsideratën më të lartë, për të vijuar këtë bashkëpunim të nisur në takime bilaterale”.

 “Në këtë panair me një numër gati 80 mjë pjesëmarrësish, në tre ditët që vijojnë, mendoj që stenda shqiptare, jo vetëm që është një krenari me të gjitha produktet shqiptare që përfaqësohen, por është edhe një mundësi biznesi, sepse nuk është vetëm për tregun spanjoll, por edhe për përfaqësuesit e bizneseve nga vendet pjesëmarrëse”, u shpreh Denaj.

Ministrja tha se së bashku me përfaqësuesit e biznesit shqiptar ndamë disa problematika, ku ndër më kryesoret lidhen me cilësinë e produktit, që lindet dhe rritet me sigurinë ushqimore, pasi është shumë e rëndësishme që ne në tregjet ndërkombëtare të garantojmë një produkt të certifikuar, që nis që nga dita e parë në mbjellje, në trajtimin e mbetjeve e deri në paketim.

Ajo e cilësoi pjesëmarrjen në këtë Panair, jo vetëm si një mundësi biznesi, por edhe si një mundësi për të përmirësuar vetveten.

Ministrja i ftoi të gjithë përfaqësuesit e biznesit, që këto panaire që janë iniciativë e MBZHR, t’i shohin si një mundësi për angazhim, teksa falenderoi stafin e ministrisë, që me shumë punë në këto javë të fundit, kanë realizuar një stendë dinjitoze dhe pjesëmarrje shumë të mirë.
Panairi “Fruit Attraction 2023”, bashkon profesionistë e aktorë ndërkombëtarë të sektorit të bujqësisë, duke e kthyer atë në një vendtakimi të rëndësishëm për promovimin e produkteve të freskëta, tregtinë, eksportet, logjistikën e produkteve, inovacionin, etj.

Në këtë panair, prezantohen mbi 80 000 ekspozitorë, nga të gjitha vendet e botës.

Previous Analiza e Sezonit Turistik Veror, Ministri Balla njofton krijimin e njësisë ‘Forca Kombëtare e Sigurisë Publike’