Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka udhëtuar drejt Kroacisë, në një vizitë zyrtare pune, ku është pritur me datë 9 tetor 2023 nga Ivan Malenica, Ministër i Drejtësisë dhe Administratës Publike i Kroacisë.
Të dy ministrat diskutuan mbi bashkëpunimin dypalësh dhe thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve duke nderuar Memorandumin e Bashkëpunimit Manja-Malenica, që u nënshkrua në Shkurt 2022.
Gjatë fjalës së tij, Ministri Manja falenderoi ministrin Malenica, për kontributin e tij si një avokat i shkëlqyer i Shqipërisë në negociatat me BE.
Që prej vitit të kaluar, ekspertët kroatë po punojnë me ekspertët e Ministrisë së Drejtësisë për kapitujt 23 dhe 24 të negociatave, për të përshpejtuar rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.
Gjatë takimit u bisedua dhe për projekte të reja, ku përfshihet edhe transformimi i Shërbimit të Provës në Shqipërisë sipas modelit kroat.
Sot dhe nesër Ministri Manja do të zhvillojë edhe disa takime të tjera me përfaqësues të shtetit kroat.