Përshëndetje të gjithëve,
Sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, kemi miratuar Aktin Normativ për ndryshime në Buxhetin e vitit 2023.
Ky akt normativ, nisur edhe nga performanca e mirë e të ardhurave, parashikon rritje të planit vjetor të të ardhurave me 7.5 miliardë lekë.
Nëpërmjet këtij akti rishpërndahen rreth 46 miliardë lekë, me synim përshpejtimin e projekteve me performancë pozitive dhe nxitjen e rritjes ekonomike.
Kjo bëhet e mundur edhe falë një ecurie pozitive të sektorit energjetik, i cili nuk ka pasur nevojë për mbështetjen buxhetore të planifikuar në fillim të vitit.
Nëpërmjet Aktit Normativ mbështetet procesi i rindërtimit me afro 12 miliardë lekë, me synim avancimin dhe përmbylljen sa më të shp-ejtë të këtij procesi.
Gjithashtu, alokohen rreth 1.8 miliardë lekë për skemën e naftës dhe skemat e mbështetjes së fermerëve, për të cilat Ministria e Bujqësisë do të kujdeset që disbursimin e tyre deri në fund të vitit.
Parashikohet një shtesë për fondin e ish-të përndjekurve politikë, me synim përshpejtimin e pagesave për këtë kategori përfituesish.
Gjithashtu, mbështeten gjithashtu projektet në infrastrukturë, kryesisht në rrugë, ujësjellësa dhe kanalizime.
Ndërkohë, parametrat makro-fiskalë vazhdojnë të synojnë uljen e borxhit publik dhe mbajnë të pandryshuar defiçitin buxhetor.
Shumë faleminderit!