Aksi i ri rrugor drejt Parkut Kombëtar Arkeologjik të Bylisit do t’i japë një zhvillim të gjithë zonës në aspektin turistik, historik, kulturor si dhe do të jetë një shtysë për zhvillimin e agroturizmit.
Kryeministri Rama u ndal për të parë ecurinë e punimeve në këtë rrugë me një gjatësi prej gati 7 kilometrash. “Që ta kuptojnë Shqipërinë turistike, deti është i jashtëzakonshëm dhe ka bukuritë e veta, por në momentin kur do hyjnë në industrinë e turizmit tamam gjithë këto zonat e brendshme, kodrinore, malore dhe malet lartë, do jetë diçka e jashtëzakonshme. Shqipëria brenda është një parajsë në tokë”, – u shpreh kryeministri Rama.
Projekti i rrugës është realizuar bazuar në studime gjeologjike e mjedisore si dhe është bashkëpunuar dhe me përfaqësues të Parkut Arkeologjik Bylis, në mënyrë që të evitohet çdo impakt i mundshëm negativ në zonat me rendësi për trashëgiminë kulturore dhe arkeologjinë.