Shqipëria e përkushtuar ndaj fuqizimit të parlamentarëve të rinj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një takim në MEPJ delagacionin e Asamblesë Parlamentare të OSBE të kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Roberto Montella.

Ministri Hasani vlerësoi rolin e Asamblesë Parlamentare të OSBE në lehtësimin e dialogut ndërparlamentar, ndërsa rikonfirmoi përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë në fuqizimin e parlamentarëve të rinj.

Kryediplomati shqiptar theksoi mbështetjen e  Shqipërisë ndaj vendimit të AP për të krijuar një Ekip Mbështetës Parlamentar për Ukrainën në mbrojtje të parimeve të Helsinkit përballë agresionit të Rusisë.

Ministri Hasani u shpreh se OSBE mbetet një partner i besueshëm dhe i rëndësishëm për Shqipërinë dhe popullin shqiptar.