Dibër, Transformimi urban/ Në kantierin e rrugës së re Maqellarë-Peshkopi që shkurton distanca dhe çliron potencialet turistike të zonës - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Dibër, Transformimi urban/ Në kantierin e rrugës së re Maqellarë-Peshkopi që shkurton distanca dhe çliron potencialet turistike të zonës

Transformimi urban i shtrirë në çdo qytet të vendit, jo vetëm që shkurton distancat dhe lehtëson arritjen e destinacioneve, por po çliron edhe potencialet turistike, në zonat ku kohët e fundit po marrin zhvillim turizmi i bujtinave dhe sporteve në natyrë.

E tillë është rruga Peshkopi-Maqellarë, që e lidh gjurmën e Rrugës së Arbrit me qendrën e qarkut Dibër, në kantierin e së cilës po punohet me intensitet të lartë për të përmbyllur brenda afateve këtë investim të rëndësishëm, që do të shkurtojë ndjeshëm distancën me kryeqytetin, duke e bërë të përshkueshme në harkun e thuajse 1 ore, si dhe do të nxisë fluksin e qarkullimit të vizitorëve dhe turistëve në këtë zone.

Kryeministri Edi Rama ishte sot në terren për të inspektuar punimet në rrugën e re.

“Jemi në kantierin e rrugës Maqellarë – Peshkopi, rrugë, e cila do përfundojë të gjithë gjurmën e Rrugës së Arbrit. Sot është një rrugë prej 11 km dhe ne e shkurtojmë në 8.4 km, sigurisht duke hequr kthesat më të rrezikshme. Por çka është më e rëndësishme, kjo është një rrugë totalisht e amortizuar. Me përfundimin e kësaj rruge dhe më përfundimin e tunelit të Murrizit që inspektuam para pak, përfundohet e gjithë Rruga e Arbrit.” – u shpreh ZëvendësKryeministrja Belinda Balluku, e cila duke u ndalur tek zhvillimet turistike të zonës, tha se kjo është një zonë, e cila ka përfituar edhe nga fondet dhe subvencionet e AZHBR. “Këtu kemi shumë shtëpi tradicionale të kthyera në bujtina tashmë, që janë gjatë gjithë fundjavave plotësisht të zëna me vizitorë,  jo vetëm nga Tirana dhe nga qytetet e tjera, por kryesisht vizitorë të huaj, të cilët përdorin monopatet e Korabit për të bërë sporte në natyrë dhe nga ana tjetër zona është e preferuar dhe për kulinarinë dhe produktet bio. Pjesa e Maqellarës që ishte aksesi i fundit i rrugës së Arbrit është zona me prodhimin më të lartë bujqësor që ka Dibra. Jemi duke punuar me Ministrinë  e Bujqësisë për të parë dhe mundësinë e rindërtimit të kanalit kullues dhe kanalit vaditës. Një nga kanalet më të mira nga ana inxhinierike që ka pasur fusha, rreth 15 km.” – u shpreh ajo.

Ndërsa Drejtori i ARRSH, Evis Berberi shpjegoi se rruga e re ndër të tjera do të rrisë parametrat e sigurisë së qarkullimit të automjeteve.

“Në këtë aks që ne ndodhemi sot, 50% e këtij aksi është i gjithi i ri. Pra, nuk ndjekim gjurmën ekzistuese, por rregullojmë kthesat dhe pjerrësinë. Nga 11,5 kilometra e kemi çuar rrugën në 8,5 kilometra. I kemi shkurtuar 3 kilometra të tjera për t’i dhënë lëvizje sa më të mirë qytetarëve në drejtim të Dibrës dhe anasjelltas. Nuk kemi trase, por kemi dhe dy ura, një 35metra dhe një 25 metra që po ndërtohen në fillim për të rregulluar kthesat, të cilat ishin problematike në këtë zonë. Dalim në qytetin e Peshkopisë me një rrugë të re të sigurt dhe ky është segmenti i fundit, siç e tha dhe ministrja, e rrugës së Arbrit. Pika fundore ishte Peshkopia dhe duke qenë qendra më e madhe e banuar e zonës dhe duke kapur kapacitet të madh si turistik dhe si ekonomik kishte nevojë për ta përfunduar rrugën e Arbrit në këtë drejtim.” – detajoi ai.

Ndërtimi i rrugës së re është mirëpritur edhe nga banorët e zonës. “Sa herë t’ju takoj, do jua them që Dibra do të jetë  sinqerisht mirënjohëse për këtë rrugë që nuk e ka menduar asnjëherë që mund të bëhet.” – iu drejtua një prej banorëve, Kryeministrit Rama.

Previous Ngrihet Këshilli i Dytë Kombëtar i Rinisë, Muzhaqi: Ndërveprimi i Këshillit Kombëtar të Rinisë me Këshillat Vendorë Rinorë thelbësor në fuqizimin e zërit të të rinjve