Dibër, Investime për shkollat profesionale, si një rrugë e sigurt për integrimin e të rinjve në tregun e punës - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Dibër, Investime për shkollat profesionale, si një rrugë e sigurt për integrimin e të rinjve në tregun e punës

Shkollat profesionale po tërheqin gjithnjë e më tepër vëmendjen e të rinjve, të cilët çdo vit e më shumë zgjedhin t’i frekuentojnë ato, si rrugën e sigurt drejt integrimit në tregun e punës.  Për këtë arsye, investimet në infrastrukturë për institucionet e arsimit dhe formimit profesional janë shtuar, duke krijuar kushte optimale për mësimdhënie e duke rritur interesin e nxënësve.

“Nazmi Rushiti” është një prej shkollave profesionale, në Peshkopi, e cila falë investimit të buxhetit të shtetit është transformuar nga themelet, në një infrastrukturë model e kompletuar sipas standardeve të njëjta me ato të shkollave europiane; me reparte të praktikave profesionale, laboratorë, bibliotekë, si dhe kabinete të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme didaktike.

Kryeministri Edi Rama vizitoi mjediset e rikostruktuara të shkollës dhe ndoqi nga afër një ditë të zakonshme mësimi.

“Shkollë profesionale që nuk ka pasur rikonstruksion  ndonjëherë.  Nuk ka patur ndonjëherë këtë pamje, këtë qasje dhe këtë vëmendje. Shumë faleminderit! – u shpreh drejtuesja e shkollës, e cila tha se aktualisht shkolla ka rreth 300 nxënës, një shifër që ka tendencë të rritet me prurjet e reja të nxënësve nga gjimnazet. “Dje që kontrolluam sistemin janë rreth 60-70 nxënës që kanë kaluar nga gjimnazet në arsim profesional. Në total interesimet kanë arritur në 300, si shprehje interesi. Tani po punojmë që të kthehen në aplikime në sistemin dixhital, pra çdo nxënës ka mundësinë që të transferohet nga gjimnazi deri në fund të dhjetorit përmes aplikimit në e-albania. Është shumë e thjeshtë mund të transferohen dhe të vazhdojnë mësimin dhe të marrin një kualifikim profesional.” – shpjeguan mësuesit.

Shkolla frekuentohet, jo vetëm nga të rinjtë e qytetit, por edhe nga nxënës të zonave rurale te qarkut Dibër, si dhe nga nxënës të komunave e rretheve Mat e Bulqizë, për të cilët ofrohet edhe mundësia e akomodimit në konvikt.

Në bisedën me mësuesit, Kryeministri Rama theksoi se shkollat profesionale mund t’i zgjedhin të gjithë nxënësit, pavarëisht rezulateve të tyre. “Shkollat profesionale, nuk janë shkolla vetëm për ata që  janë me nota të ulëta në 9-vjeçare dhe në gjimnaz, – shkollat profesionale janë dhe për ata që janë të shkëlqyer, që shkojnë dhe marrin mësime informatike apo të ndryshme, – por sidomos për ata është mundësia e një zanati. Ndryshe do harxhojnë kohën, do harxhojnë të ardhurat e familjes dhe në fund do ngelen si peshku pa ujë pa asgjë. Ndërkohë që marrin një zanat, e kanë një çelës në xhep.” – u shpreh Kryeministri Rama.

Shkolla “Nazmi Rushiti” ka bashkëpunim të suksesshëm me komunitetin e biznesit në rajon, ku realizohen praktikat profesionale si për nxënësit edhe për mësuesit. Një pjesë e nxënësve të saj punësohen, jo vetëm pas përfundimit të shkollës, por edhe gjatë viteve të shkollimit.

Previous Përmbledhje e Performancës Paraprake 10-Mujore të të Ardhurave dhe Shpenzimeve