Vlorë, Kryeministri Rama bashkëbisedim online në Këshillin e Atlantikut mbi sfidat e rajonit dhe perspektivën europiane - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Vlorë, Kryeministri Rama bashkëbisedim online në Këshillin e Atlantikut mbi sfidat e rajonit dhe perspektivën europiane

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar sot në një bashkëbisedim online në Këshillin e Atlantikut, në platformën për liderët globalë ACFrontPage, mbi sfidat e rajonit dhe perspektivën europiane.

* * *

Frederick Kempe: Përshëndetje të gjithëve dhe mirë se erdhët në Këshillin Atlantik, është platforma për liderët globalë. Unë jam Frederick Kempe, president dhe drejtues i Këshillit të Atlantikut. Sot do të kemi një diskutim me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Është një kohë mjaft e mirë për të folur tashmë me kryeministrin Rama, jo vetëm për gjithçka që po ndodh në vendin e tij dhe në rajon e botë, e po kështu sepse nesër është dita shqiptare e pavarësisë dhe Kryeministri Rama është në Vlorë, që është vendi ku u shpall pavarësia. Në 111 vjetorin do të na thoni diçka për portretin që keni pas jush.

Faleminderit Kryeministri Rama që jeni bashkuar me ne. I uroj të gjithëve që janë bashkuar me ne online, mirë se ardhjen. Ju inkurajoj që të angazhoheni edhe me bashkëbisedimin në Twitter, i njohur edhe si X, Balkans Forward, pra Ballkani Përpara dhe mund ta shihni këtë diskutim te faqja e Atlantic Council.

Kryeministri Rama është një nga njerëzit më interesant që njoh, jo vetëm në politikën europiane, por gjithashtu edhe në atë globale. Është një figurë e shquar edhe në shoqërinë shqiptare shumë më përpara se të merrte pozicionin e kryeministri. Është artist, një piktor profesionist, një anëtar i ekipit kombëtar të basketbollit, kryetar i bashkisë së Tiranës, gjithashtu edhe kryeministër me një vështrim shumë planesh në këndvështrimin  tij të sfidave e aspiratave të vendit. Gjithashtu do të flasim sot për të. Më vjen mirë që po flasim sot, shpresoj që t’ju shoh sërish në Washington. Dua të shfrytëzoj këtë mundësi për të përgëzuar kryeministrin Rama për Samitin e suksesshëm të Procesit të Belinit që u zhvilluar në tetot, e që shfaqi rolin kyç të Shqipërisë për të nxitur bashkëpunimin dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor dhe siç kancelari gjerman Olaf Scholz e quajti, kampione apo në pararojë të integrimit Shqipërisë. Natyrisht doja që t’iu përgëzoja dhe për ekipin kombëtar të futbollit që u kualifikua për në kampionatin europain. Në fakt, këtu në Këshillin Atlantik kemi shumë tifozë. Kemi shumë tifozë të cilët bëjnë tifo për ju. Për t’ju kthyer rajonit më të gjerë, vendet e Ballkanit Perëndimor, mund të kthehen dhe ta shohin 2023 si vit sfidash, por edhe mundësish. Në fakt nisma jonë, Ballkani Përpara, siç e dini zoti kryeministër ka qenë një lider duke u përqendruar jo vetëm tek puna e madhe dhe diplomacia që kërkohet, për të trajtuar mosmarrëveshjet dhe çështjet ekzistuese, por gjithashtu është fuqizuar edhe te fuqizimi energjetik për të kthyer në fakt potencial në rajonin Ballkanin, në prosperitet, në paqe gjithashtu edhe në një të ardhme më të ndritshme në komunitetin Euro Atlantik. Për ta nisur, zoti kryeministër dua që  të nisim me një reflektim tuajin për rajonin, por gjithashtu edhe në skenën ndërkombëtare, me marrjen e kryesisë së Këshillit të Sigurimit. Po kështu thashë që edhe procesi i Berlinit që u zhvillua, marrja e një roli aktiv në normalizimin midis Kosovës dhe Serbisë. Gjithashtu edhe puna drejt anëtarësimit në Shqipërisë vetë. Pra, mund të na flisni pak për të gjitha këto role në sfidat në nivel kombëtar, rajonal dhe global dhe si i shihni, sa të ndërlidhura janë, e çfarë shpresoni që të arrini?

Kryeministri Edi Rama: Faleminderit Fred që më ftove. Po, nesër është përvjetori i 111 i pavarësisë sonë dhe besoj që Shqipëria nuk ka qenë kurrë më mirë, por po kështu më duhet të them që edhe rajoni nuk ka qenë kurrë më mirë. Thënë kjo edhe Shqipëria edhe rajoni kanë nevojë për shumë më tepër për të ndjerë e për të qenë absolutisht më mirë, çka nënkupton që kemi sfida që shtrihen përpara nesh dhe në të njëjtën kohë jam një person që beson fort te fakti që nuk mund të mendosh të jesh më mirë në këtë rajon pa menduar të bësh një rajon më të mirë, sepse në këtë botë që është kaq e ndërlidhur, na duhet të mësojmë e të punojmë me bindjen e fortë se ajo çfarë na duhet të bëjmë është si përmirësimi i vendit tonë, si përmirësimi i rajonit dhe përmirësimi i botës. Në të kundërtën, të bësh njërën pa tjetrën, nuk funksionin realisht, dhe po kur them që rajoni nuk ka qenë asnjëherë më mirë nënkuptoj krahasuar me disa vjet më parë, jo më krahasuar me 20, 30 vjet më parë që nuk ka asnjë krahasim, por sigurisht, kemi probleme për të zgjidhur. Kemi ende një elefant të madh në dhomë që ende nuk na jep atë pjesëzën e fundit që është njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë dhe siç e kemi parë më shumë se një herë, kjo copëz politike, më e vështira deri më sot në rajon, ka treguar se është vërtet domosdoshmëri. Në të kundërt, kanë ndodhur hapa pas, e mangësira të cilat do të vazhdojnë të ndodhin. Në kontekstin më të gjerë, në kuadër të agresionit rus në Ukrainë dhe së fundmi me luftën midis Izraelit dhe Hamasit, efektet mund të jenë edhe më negative nëqoftëse nuk përqendrohemi, nëqoftëse nuk punojmë natë e ditë për ta mbajtur konfliktin jashtë kufijve të rajonit tonë.

Frederick Kempe: Faleminderit për këtë zoti Kryeministër. Le të flasim për këtë elefantin në dhomë që përmendët pak më shumë. Mendoj se keni të drejtë që thoni se historia ka tregua që kur ke konflikte e kemi luftën edhe në Lindjen e Mesme, këto konflikte mund të përhapen dhe mund të dalin diku tjetër. Progresi pas dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, e keni parë këtë progres, pas asaj që ka ndodhur në Banjskë dhe cila është rruga drejt normalizimit në kuadër të situatës aktuale. Çfarë roli do të luani dhe çfarë roli duhet të luajë SHBA-ja dhe BE-ja aktualisht.

Kryeministri Edi Rama: Më lejoni t’iu them së pari se ne jemi një rajon që ka kompleksitet shumë të mëdha dhe mes kompleksiteteve të tjera ne jemi një rajon shumë fetar. Shqipëria është një vend shumë fetar, ku myslimanët e të krishterët jetojnë në harmoni dhe deri më tani ky ka qenë aseti ynë fantastik si një bazë për një shoqëri tolerante. Ja pse besoj se lufta mes Izraelit dhe Hamasit është vërtetë e rrezikshme, sepse Hamasi dhe të tjerë që e mbështesin Hamasin, janë agjentë të vërtet kaosi dhe ky kaos që duan ta përhapin kudo, jo vetëm në Lindjen e Mesme, mundet të ndikojnë edhe në rajonin tonë, në qoftëse nuk jemi plotësisht të vetëdijshëm për këtë dhe nëqoftëse nuk bëjmë të gjitha gjërat e nevojshme në mënyrën e duhur, për ta mbajtur kaosin jashtë e për të parandaluar që konflikti të na përfshijë të gjithëve, si një konflikt i shumë dëshiruar civilizimesh, siç duan ta pikturojnë këta aktorë që shkaktojnë trazira.

Nga ana tjetër siç e thashë kjo situatë që është përmirësuar shumë nëqoftëse marrim në konsideratë që vetëm 10 vjet më parë apo deri 10 vet më parë ne nuk ishin në gjendje as të flisnim me njëri-tjetrin duhet të trajtojë dhe të zgjidhë këtë çështje midis Kosovës dhe Serbisë me një njohje të plotë të Kosovës dhe praktikisht me paqen përfundimtare.

Ajo çfarë ndodhi në ngjarjen tejet tragjike pak muaj më parë ishte absolutisht një shenjë shumë e fortë dhe një kambanë e mirëfilltë alarmi e potencialit që ka një çështje e tillë e pa zgjidhur për tu bërë një çështje vendimtare në rrezikimin e paqes dhe bashkëpunimit rajonal. Në këtë rast sigurisht është shumë e qartë përgjegjësia jo vetëm e personave të përfshirë drejtpërdrejtë në veprimet kriminale që duhet të ushtronin terror në veri të Kosovës, por edhe përgjegjësia e Beogradit i cili nuk e dënoi, por në të kundërt shpalli ditë zie kombëtare në nder të këtyre kriminelëve. Megjithatë edhe një herë, duhet të mos biem pre e konfrontimeve, të mos biem pre e përshkallëzimeve, por të dyfishojmë, trefishojmë përpjekjet për tu normalizuar dhe për të bërë paqe.

Më duhet të them se jam i inkurajuar nga ndryshimi në qasjen dhe qëndrimin e autoriteteve të Kosovës dhe duke pranuar në parim asocacionin e komunave me shumicë serbe, kryeministri i Kosovës dhe qeveria e Kosovës kanë dëshmuar vullnet të rëndësishme për të ecur përpara dhe për të kërkuar zgjidhje dhe jo alibi apo për të kërkuar të shkuarën në vend të së ardhmes.

Frederick Kempe: Unë mendoj se kjo është një pikë shumë e rëndësishme zoti kryeministër dhe shumë prej ndjekësve tanë ndoshta nuk dinë shumë për asocacionin e komunave, këtë marrëveshje, një pjesë është konfidenciale por a mund të ndash me ne sesi është ndryshe ky propozim dhe pse ju bën të ndiheni më i inkurajuar sesa ndoshta janë shumë të tjerë në këtë moment?

Kryeministri Edi Rama: Dëgjoni, unë nuk e di saktësisht përmbajtjen e plotë të propozimit të ri. Ajo çfarë di është se unë vet jam përpjekur të jap kontribut në këtë drejtim dhe jam i kënaqur të dëgjoj se shumë prej asaj çfarë ishte në përmbajtjen e propozimit tim është bërë pjesë e propozimit të ri të BE dhe disa thonë që ka disa gjëra nga ana kosovare, që preferojnë t’i kenë gjërat ashtu siç janë apo ishin në versionin tim, por nuk mund të bëj komente se nuk jam i informuar për të gjitha detajet. Ajo çfarë di sigurisht është se nëse autoritetet e Kosovës do t’i përmbahen asaj që kanë nisur me marrëveshjen në parim, siç është shprehur dhe nga kryeministri Kurti në Bruksel kjo do të jetë e jashtëzakonshme. E jashtëzakonshme për hir të Kosovës, e jashtëzakonshme për hir rajonit.

Frederick Kempe: Shpresojmë vetëm që kjo të ecë përpara. Ka qenë për kohë të gjatë politikë e SHBA-së që e ardhmja e rajonit është në BE dhe Bashkimi Europian dhe Këshilli Atlantik kanë punuar fort në këtë drejtim.  Megjithatë procesi i zgjerimit për një kohë mjaft të gjatë sikur nuk kishte më vrull dhe ju keni qenë një kritik i madh i këtij procesi të BE në rajon. Lufta e Rusisë në Ukrainë duket se ka ndryshuar disa prej këtyre dinamikave gjeopolitike. Nuk e di nëse mund te na thoni se ku mendoni se është procesi i zgjerimit tani? A është në një vend më të mirë? Ju thatë që rajoni nuk ka qenë asnjëherë më mirë. Shqipëria nuk ka qenë asnjëherë më mirë. Po procesi i zgjerimit sidomos në kontekstin e besimit që ka shprehur kancelari gjerman Olaf Scholz vetëm javën e kaluar në një konferencë për shtyp në Malaga me gazetarët ku tha që Shqipëria citol: “së shpejti do të jetë anëtare”.

Kryeministri Edi Rama: Dëgjoni edhe në këtë drejtim shoh ndryshim të madh krahasuar me qëndrimin e BE-së në vullnetin e BE-së, në pro aktivitetin e BE karshi rajonit tonë. Pra ndryshim sot krahasuar me disa vjet më parë. Po, kam qenë kritik i qasjes së BE-së i qëndrimit të saj. Po kështu në njëfarë mënyre i qasjes dhe qëndrimit pasiv të BE do të thoja, por kjo ka ndryshuar sepse ka më së fundi një mirëkuptim të përbashkët që nuk ka dyshim që është nxitur edhe nga agresioni rus në Ukrainë që deri diku më ka dhënë të drejtë për të gjitha ato që kam thënë disa vjet më parë dhe që edhe të tjerë kanë thënë. Kështu që ideja e rajonit si një pasuri shumë e rëndësishme gjeopolitike për BE-në është materializuar praktikisht në realitetin e fakteve. Tanimë jemi në një vend ndryshe, por kjo nuk nënkupton që integrimi dhe anëtarësimi i plotë i Shqipërisë apo i të tjerëve në BE do të jetë diçka që do të vijë shumë shpejtë, do kërkojë kohë.

Frederick Kempe: A mund të na thoni se çfarë mund të ndodh më tej me Shqipërinë duke menduar që negociatat në kapitujt e parë mund të nisin edhe këtë vit. Çfarë mendoni për këto afate?

Kryeministri Edi Rama: Nuk jam i fiksuar të them të vërtetën për këto teknikalitete. Kemi nisur bisedimet, negociatat janë në vazhdim, kemi ecur shumë mirë. Ashtu siç e ka theksuar edhe raporti i progresit faqe pas faqe edhe këtë vit, kjo është ajo çka është e rëndësishme. Cilat do të jenë aspektet teknike? Nuk do përpiqem apo t’i kushtoj shumë energji për ta kuptuar sepse është proces i ndërlikuar, është një proces kompleks dhe është ashtu siç duhet të jetë. Pjesa e tij e rëndësishme për ne është që ne të bëjmë gjërat e duhura dhe siç e dimë midis gjërave të duhura dhe miratimit të gjithçkaje tjetër ka 27 vende anëtare. Ata janë të gjithë së bashku për parimet e përgjithshme dhe të mëdha, por nuk bëhen gjithmonë bashkë kur vjen fjala për të marrë vendime kështu që le të rrimë të qetë lidhur me këtë.

Frederick Kempe: Faleminderit! Kemi dy studiues jo rezidentë në linjë me ne dhe i njihni të dyja, Maja Petroviç dhe Ilva Tare. Do të doja që t’i jap fjalën Majës, ajo është studiuese jo rezidente në Qendrën Europiane dhe ka qenë një prej avokateve më të rëndësishme të Ballkanit Perëndimor për vite të tëra. Maja më lini t’ju drejtohem së pari juve.

Kryeministri Edi Rama: Po, i njoh. Majën e njoh mirë, Ilvën e njoh shumë mirë dhe jam shumë i kënaqur që e shoh në këtë prani kaq të mirë këtu.

 

Maja Petroviç: Edhe unë jam më e lumtur, zoti Kryeminstër që ju shoh dhe si gjithmonë faleminderit që jeni me ne sot. Do të doja të ngrija një çështje për të cilën jam shumë e apasionuar, por di që dhe ju jeni. Ky është integrimi rajonal i Ballkanit Perëndimor. Ju keni qenë një ithtar mjaft i bindur i bashkëpunimit rajonal për shumë vite, derisa u bë një teme më e prekshme përmes Ballkanit të Hapur dhe tashmë edhe përmes Procesit të Berlinit, por dua t’ju pyes si e shihni këtë moment të veçantë, veçanërisht në kuadër të shpalljes nga Ursula Von der Leyen, në Procesin e Samitit të Berlinit, në Tiranë, për një plan të ri të rritjes dhe për një integrim me faza në Tregun e përbashkët europian si shpërblim në këmbim të reformave. Sa entuziast jeni ju në këtë fazë? Si i shihni hapat e mëtejshme dhe a mendoni që mund ta besojmë BE-në që është e angazuhar t’i realizojë të dyja këto oferta, siç i quajnë ato?

 

Kryeministri Edi Rama: Dëgjo, unë kurrë nuk kam humbur besimin tek BE dhe nuk e bëj asnjëherë sepse nuk ka asnjë dyshim që BE bën atë që thotë, edhe kur nuk i përmbush të gjitha fjalët që thotë. Vizioni ësht i pranishëm, objektivat janë po aty, pastaj veprimet varen nga shumë gjëra të tjera. Aajo çfarë është më e rendësishmja, është që të mos humbasësh besimin tek BE-ja sepse është projekti më jashtëzakonisht i bukur politik që mendja njerëzore, jo vetëm ka guxuar të përfytyrojë, por edhe të vërë në jete.  Kështu që, kurrë nuk duhet ta harrojmë një gjë të tillë dhe sigurisht na duhet të përpiqemi të bëjmë edhe më të mirë kur bëhet fjalë për veprat.

 

Siç e thashë në fillim, jemi në një fazë krejt të re marrëdhëniesh me BE-në. Deri disa vjet më parë kjo do të kishte qenë tejet utopike, sot është qartësisht realiteti i gjërave që BE-ja dhe rajoni ynë, janë në një parnteritet gjithmonë e më të thellë, në një dialog gjithmonë e gjithmonë e më të thellë dhe ç’ka është më me rëndësi, në një situatë respekti gjithmonë e më të ndërsjellë, ç’ka nuk ka qenë kështu përherë, për të qenë i sinqertë. Natyrisht Ballkani i Hapur ka ndihmuar shumë siç sigurisht, ka ndihmuar dhe nxitja nga rajoni për ta bërë Procesin e Berlinit më gjithëpërfshirës dhe unë besoj që këto nisma kanë qenë kyçe dhe mendoj që duhet të punojnë paralelisht edhe pse Ballkani i Hapur e ka përmbushur misionin për ta bërë gjithëkënd brenda rajonit, por edhe gjithëkënd jashtë rajonit të vetëdijshëm për rëndësinë jetike  e strategjikë të bashkëpunimit rajonal  dhe të autorësisë së këtij bashkëpunimi rajonal.

Dhe procesi i Berlinit në një farë mënyrë ka njohur një rigjallërim edhe falë Ballkanit të Hapur besoj, por tanimë, jemi në fazën kur po shohim për nga ndodhja e zhvillimeve të reja, siç është plani i ri i rritjes, që do të sjellë energji të reja e do të jaë më shumë arsye që kurrë të mos heqim dorë nga BE.

 

Frederick Kempe: Mund t’i kthehemi idesë së planit të rritjes që është shumë entuziaste, por së pari më lini t’ia jap fjalën Ilva Tares. Jemi të nderuar që ta kemi në Qendrën e Evropës si studiuese jo rezidente për ata që nuk janë Shqipëria, që janë me ne,  ajo është një emër i njohur në Shqipëri dhe ka fituar çmime për gazetarinë e cilësisë më të lartë që ajo ka zhvilluar në atë vend.

 

Ilva Tare: Faleminderit, Fred, faleminderit, Zoti Rama që po flisni për Këshillin e Atlantikut sidomos nga qyteti i Vlorës, për të cilin më ka marrë shumë malli. Kryeministër dua që t’ju pyes për marrëveshjen që keni nënshkruar me Kryeministren e Italisë Georgia Meloni për ngritjen e dy qendrave të përpunimit për emigrantët në Shqipëri që do të financohen dhe do të jap kontekst për të gjithë ndjekësit tanë, dhe do të financohen nga Italia dhe do të funksionojë në juridiksionin e Italisë, që çdo vit do të përpunojnë rreth 30 mijë azilkërkues, shpëtuar në Mesdhe nga anijet italiane. Shqipëria në fakt është shquar sa i takon emigracionit dhe gjesteve të saj humnaitare, sidomos me afganët dhe ju thatë që kjo marrëveshje përfaqëson një akt solidariteti dhe rikonfirmom përkushtimin e Shqipërisë ndaj BE-së, por pyetja ime është: Si pajtohet kjo marrëveshje me kuadrin ligjor ndërkombëtar e europian që mbron të drejtën e azilit dhe si ju pëgjigjeni kritikëve të kësaj marrëveshjeje?

 

Kryeministri Edi Rama: Për të korrigjuar pak, për t’i thënë gjërat siç duhet të jenë. Është një qendër dhe është një tjetër terminal pritjeje në kufi, ku këta persona do të regjistrohen së pari në momentin që hyjnë. Së dyti, 36 mijë është një numër i imagjinuar me dëshirë, bazuar në idenë që ky proces do të jetë një proces që do të punojë si një orë zviceriane, që do të thotë çdo muaj do të  përpunohen 3000, që do t’u lënë vendin 3000 të tjerëve dhe që gjatë vitit do të shkojnë në 36 mijë. A do të ndodhë kështu? Nuk jam i sigurtë megjithatë edhe nëse do të jetë kështu, çështja është që kjo qendër pritjeje emigrantësh do të ketë vetëm 3000 vende, pra është një qendër vetëm për 3000 persona. Do të ndërtohet 100% bazuar në kriteret që BE ka hartuar për mënyrën se si duhet të jenë kto qendra e si duhet të funksionojnë.

 

Në të njëjtën kohë, marrëveshja është 100%  në kuadrin e së drejtës së BE e kritereve të së drejtës ndërkombëtare për këtë çështje. Arsyeja pse ka ndodhur gjithë kjo zhurmë, është një dhe e vetme; Shqipëria nuk është anëtare e BE, ja pse kjo ështe konsideruar dhe është quajtur me gjithë emrat më të papërshtatshëm, nga Guantanamo, nga shkelje e të drejtave ndërkombëtare e gjithçka tjetër. Nëse kjo marrëveshje do të ishte bërë mes Italisë dhe vendi tjetër të BE, askush nuk do të kish humbur një minutë për t’u marrë me të, e jo më për të folur me të, e harroje që të zinte kaq  shumë kohë, e kaq shumë hapësire në ekranet e njerëzve për t’u folur, por mendoj se kjo është e trishtë pasi tregon një paragjykim, asgjë më shumë kundrejt vendit tonë dhe vendeve, të cilët nuk janë anëtarë të Bashkimit Europian, ndërkohë që vendet që janë anëtare të Bashkimit Europian hezitojnë të tregojnë një solidaritet të tillë, ne nuk jemi. Kështu që thjesht i shoh të gjitha këto komente e të gjitha këto kritika me një lloj keqardhjeje, por nuk është se ka ndonjë rëndësi.

 

Frederick Kempe: Faleminderit për këtë zoti Kryeministër. kam frikë se po na përfundon koha, por më lini t’iu them nja dy gjëra dhe pastaj t’iu kaloj fjalën për komentet përmbyllëse që ndoshta do të donit të bënit, por po kështu të na prezantoni zotërinë që keni pas jush sepse në anë të djathtë shoh që keni flamurin e BE-së dhe atë shqiptar. Thatë në këtë bashkëbisedim se situata e Shqipërisë nuk ka qenë kurrë më e mirë, rajoni nuk ka qenë kurrë më mirë dhe po të hedhësh sytë 10 vjet më përpara e kupton. Folët për shpresë në procesin midis Kosovës dhe Serbisë dhe qasjen ndaj asosacionit të komunave midis Kosovës dhe Serbisë. Folët për një shpresë të re në procesin e zgjerimit të BE-së ndihmuar nga kjo këmbanë tragjike alarmi e luftës në Ukrainë. Por po kështu, folët dhe për rreziqet përfshirë dhe situatën në Lindjen e Mesme me Hamasin si agjent kaosi dhe rrezikun që ky kaos të përhapet. Ju jeni një përson që i ka parë këto situata për një kohë të gjatë në rajon dhe të gjithë ne jemi të inkurajuar nga kjo notë optimizmi dhe po kështu edhe kur bëhet fjalë për rreziqet që janë në rritje e sipër. Më duhet ta mbyll duke iu pyetur cila është ndjesia juaj për të ekuilibruar të dyja këto gjëra dhe çfarë mendoni se duhet bëjmë në mënyrë që të mos kemi kthim pas dhe të ecim sërish në këtë trajektore pozitive.

 

Kryeministri Edi Rama: Përgjigjia e shkurtër është që jam një optimist tragjik. Që do të thotë, ne kemi një jetë, e dimë që dikur do të përfundojë. Kjo është tragjike, por derisa të marrë fund duhet ta jetojmë me optimizëm të plotë dhe të përpiqemi të lëmë një gjurmë pas. Kjo është ajo çfarë bëj. Kjo është ajo çfarë Shqipëria po bën me dallimin që Shqipëria nuk do të vdesë kurrë. Kështu që, falë njerëzve që do të bëjnë një punë të mirë me jetën dhe kontributin e tyre, Shqipëria do të bëhet e jashtëzakonshme, siç vendosi Zoti, kur mori kaq kohë për ta qëndisur këtë vend si një mrekulli. Në 28 mijë kilometra katrorë kemi gjithçka. Kemi bukuri, që janë kaq plot në një vend kaq të vogël saqë duhet të ndihemi të bekuar dhe duhet të bëjmë gjithçka që ky bekim të jetë bekimi i brezave që vijnë.

 

Mendoj që e njëjta gjë vlen për rajonin. Kemi një rajon të mrekullueshëm kur vjen fjala për atë çfarë Zoti vendosi të na jepte, por për disa arsye për të cilat s’na del koha tashmë të flasim, kjo nuk është bërë vendi që njerëzit meritojnë të kenë. Shoh shumë më tepër gjëra pozitive që po ndodhin dhe jam i sigurt që në qoftë se do të vazhdojmë kështu, do ta bëjmë edhe rajonin një vend të mrekullueshëm për të jetuar.

 

Sigurisht, jemi shumë të vegjël që të ndryshojmë gjithçka në dinamikat e një bote të madhe apo në dinamikat e luftrave që vendosen nga agjentë të kaosit e nga neoimperialistë, por unë besoj se mund të mësojmë shumë nga ajo çfarë ndodh përreth dhe të bëjmë maksimumin që ne si rajon të bëhemi gjithmonë e më tepër një shembull se si mund të jetë ndryshe. Se si njerëzit mund të ndryshojnë rrjedhën e historisë dhe mund të heqin qafe dhe t’i shpëtojnë mallkimit të historisë, duke punuar së bashku e duke e parë njëri-tjetrin si qënie njerëzore përpara sesa të shohin etninë e tyre, besimin fetar, gjuhën, e kështu me radhë.

 

Frederick Kempe: Për ndjekësit se ua premtova, a mund të ndani me ne kush është individi në të majtën tuaj pas jush?

 

Kryeministri Edi Rama: Ismail Qemali. Është gjyshi im. Shikoni ngjashmëri?

 

Frederick Kempe: Unë do të të pyesja për këtë.

 

Kryeministri Edi Rama: Është ati themelues i Shqipërisë. Është burri që ngriti flamurin e pavarësisë këtu në këtë qytet, pak qindra metra nga vendi ku po ju flas në vitin 1912-të. Kështu që, në një farë mënyre është gjyshi i të gjithë shqiptarëve.

 

Frederick Kempe: Me këtë besoj duhet ta mbyllim. Faleminderit kryeministrit që është një optimist tragjik, Edi Rama. Faleminderit Ilvës, gjithashtu edhe Majës për çuarjen përpara të kësaj nisme të Ballkanit Përpara. Dua të falenderoj shumë që morët kohë një ditë përpara përvjetorit të 111 të pavarësisë.

 

Kryeministri Edi Rama: Faleminderit Fred dhe puthje të mëdha, por jo për ty, por për Ilvën dhe Majën.

 

Faleminderit!

 

 

Previous Situata në territorin e vendit si pasojë e motit