COD, në një ditë të veçantë dedikuar legjendës së futbollit Italian Paolo Rossi - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

COD, në një ditë të veçantë dedikuar legjendës së futbollit Italian Paolo Rossi

Në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD), në Kryeministri u përkujtua sot një prej legjendave të futbollit Italian Paolo Rossi, në një event të posaçëm organizuar nën kujdesin e Kryeministrit Edi Rama, në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Tiranë.

Me pjesëmarrjen e një tjetër personaliteti të famshëm të futbollit botëror Arrigo Sacchi, si dhe të fondacionit “Paolo Rossi”, gjatë takimit u lajmërua çelja më 26 janar e ekspozitës së rrallë, me foto dhe koleksionin e objekteve personale të lojtarit të artë të futbollit italian, Paolo Rossi, që ngriti peshë edhe zemrat e tifozerisë shqiptare në vitet 70-80.

* * *

Kryeministri Edi Rama: Do të flas në italisht sepse nuk mund t’i besoj një përkthimi, një përkthyesi në prani të një perfeksionisti që përtej se është Mister-i, pra është një legjendë e futbollit, por sepse bëhet fjalë për një personalitet që unë e vlerësoj shumë.
Unë nuk jam as një ish-futbollist dhe as trajner futbolli, por përpiqem që të kuptoj gjërat që kanë të bëjnë me menaxhimin e një grupi dhe nga trajnerët e mëdhenj dhe Mister ka qenë gjithmonë një pikë referimi në kuptimin e ambicies, por edhe të vullnetit të madh për të vrapuar me një kurajë të madhe drejtë një objektivi që dukej i pamundur dhe që ia arriti dhe është dhe do të jetë gjithmonë një privilegj ta kemi këtu mes nesh në Tiranë.
Sikundër është një privilegj i madh që Tirana do të mirëpresë ekspozitën dhe koleksionin e një lojtari të madh të një skuadre që në vitet e errëta të Shqipërisë ka qenë një pikë referimi i një bote që për ne ishte e ndaluar dhe kur Fabrizio përcolli kujtimet e tij, përvojën e tij të atij botërori që tashmë i përket historisë së Italisë, unë kujtoj se kur Italia fitoi në finale kundër Gjermanisë qe një grup të rinjsh që ishin pjesë e komunitetit të madh, të panumërt i tifozëve të Italisë në Shqipëri dhe që dolën nëpër rrugë me flamurin italian. Ky akt ishte një akt heretik, herezi në ato vite, në atë moment dhe ne pastaj e morëm vesh për këtë të nesërmen sepse ata u arrestuan dhe u gjykuan për një akt le të themi të një papërgjegjshmërie të lartë dhe për propagandë kundër pushtetit të popullit.
Ndërsa ata në të vërtetë ishin pjesë e një grupi tifozësh apo të asaj pjese më entuziaste të ultrasve nëse mund ta përdor këtë fjalë, i atij komuniteti të panumërt se në atë periudhë Shqipëria ishte ndarë mes një grupi të madh që bënin tifozeri për Italinë, pastaj një tjetër për Gjermaninë dhe një tjetër për Brazilin dhe pastaj kishte dhe grupime të ndryshme më të vogla, tifozë të Holandës, të Anglisë, por tifozët e Italisë ishte grupi me një numër më të madh dhe sepse ishte mundësi gjithashtu edhe të shikonim një ndeshje sportive, por vetëm një goditje, një penallti, një goditje nga 11 metërshi na pengoi që të fitonim një botëror tjetër.
S’do doja këtu të hapja plagët se pastaj do hapnim të tjera muhabete, por krahas kësaj le të ndalemi tek ekspozita. Ekspozitë që përmban në një farë mënyrë dhe kuriozitete mbi fanellat, mbi këpucët, mbi objektet personale, por kjo ekspozitë është më shumë sesa një ekspozitë sepse bëhet fjalë për një ekspozitë me karakter historik sepse ka qenë një histori e mbushur plot me kujtime, por e mbushur edhe me jetë sepse futbolli vijon dhe historia vijon që të jetë e gjallë nëpërmjet futbollit dhe krahas kësaj, kjo ekspozitë përfaqëson edhe historinë e një njeriu të cilin unë kam patur fatin ta takoj kur ai erdhi në Shqipëri me kombëtaren e legjendave dhe kujtoj me atë rast që në atë grup, në ato momente në të cilin unë pata privilegjin të qëndroja me ta sepse në atë periudhë nëse s’gaboj, isha kryetar i Bashkisë së Tiranës, Paolo Rossi ishte ai që bënte batutat dhe bënte që të qeshnim të gjithë. Pra një njeri nga ata njerëz që mister Saçhi përpiqet gjithmonë t’i ketë apo t’i shohë pra kur ka një skuadër, kur përgatit një skuadër.

Do të jetë një nderim, një përkujtim i rëndësishëm për këtë histori futbolli, histori politike sepse në një fare mënyre politika na ka ndarë dhe pse sot konsiderohet si gjëja më normale, më e natyrshme sepse ne e jetojmë Italinë si të ishte shtëpia jonë sikundër italianët ndihen në Shqipëri si të ishte shtëpia e tyre, por gjithsesi ne fatkeqësisht kemi përjetuar atë periudhë kur deti që na ndante ishte krejtësisht i zbrazët, kur horizonti nga ana tjetër ishte një rrjetë hekuri dhe ne as mund ta imagjinonim ndonjëherë se mund të arrinim të kuptonim dhe të preknim se çfarë ndodh në anën tjetër të brigjeve dhe nga televizioni ne arrinim të shikonim vetëm futbollin, sepse e gjitha kjo ishte e ndaluar. Televizioni italian, nuk mund të ndiqnim filmat, festivalet, emisionet e ndryshme televizive dhe lejohej sinjali vetëm kur kishte ndeshje futbolli dhe për këtë arsye skuadra kombëtare italiane ishte për ne dëshmia e prekshme e jetës së një bote që ne nuk mund ta preknim, që nuk mund ta shijonim, që për ne nuk ekzistonte. Nuk kishte libra, pamje, muzikë të botës bashkëkohore të asaj periudhe, nuk mbërrinin tek ne sepse ishte e ndaluar, nuk ishim në kushtet, në gjendjen që të shkonim në Itali, nuk kishte turistë në Shqipëri. Ne sot do ta mbyllim me pothuaj 10 milionë turistë që kanë vizituar Shqipërinë. Ndërsa në atë periudhë turistët ishin më pak se 5 mijë dhe të gjithë ishin marksistë-leninistë. Të gjithë ata që vinin si turistë në Shqipëri ishin pjesë e atyre grupeve marksiste-leniniste të rrjetit të ndërkombëtares marksiste-leniniste dhe që mund të vinin në Shqipëri si komunistë. Komunistët italianë nuk mund të vinin në Shqipëri sepse konsideroheshin si e keqja më e madhe sepse ishin si një ndër tradhtarët e komunizmit të vërtetë dhe duke thënë këtë pra, ndoshta ju mund të kuptoni më mirë se pse kjo ekspozitë që na sjell simbolin e asaj kombëtareje të madhe italiane që për ne ishte më shumë sesa një skuadër futbolli është e rëndësishme për të gjithë ata që kanë përjetuar atë periudhë dhe unë besoj që edhe për të rinjtë është e rëndësishme, por kjo ekspozitë, që nëse nuk gaboj, është hapur edhe në Zyrih, por edhe në qytete të ndryshme të Italisë, por gjithsesi është çelur në Zyrih, në Beograd dhe tashmë mbërrin edhe këtu në Tiranë dhe këtu do të kemi, këtu pra në Tiranë në këtë ekspozitë, jo vetëm objektet e Paolos por edhe objekte të legjendave të mëdha si Maradona, Pele apo të legjendave të tjera botërore dhe sigurisht që do të jetë mjaft interesante edhe për më të rinjtë.
Më tej do të jetë, nuk dua të gaboj këtu, por është premtimi i tij, një rast tjetër meqenëse do të kemi edhe Mister-in prezent në çeljen e ekspozitës, do të kemi edhe të tjerë, por nëqoftëse do të jetë Mister-i, atëherë do të kemi gjithë pjesën më të mirë të futbollit dhe pastaj edhe të tjerët sigurisht që do t’i bashkohen dhe janë të vlefshëm, të vlerësuar, por nëqoftëse do të kemi misterin do të kemi gjithçka dhe kështu në këtë mënyrë do të kemi, një mundësi tjetër, një rast tjetër për të folur, për të shkëmbyer le të themi, energji pozitive, por edhe mendimet, opinionet sepse ajo që e bën Mister Sacchin të vetëm, unikal në botë, në sport sepse futbolli është edhe një botë e përfitimeve të mëdha edhe një vrapimi drejt përfitimeve që tashmë është shndërruar në një gjë të frikshme, por ai është përcjellësi më i mirë i raportit mes botës së futbollit dhe jetës dhe kulturës dhe jetës, sepse edhe pse është një mesazh i vështirë për t’u përcjellë tek gjenerata e re, tek brezi i ri që sot ka mundësinë që të shndërrohet Cristiano Ronaldo duke ngrenë patatina, të ulur përpara një ekrani, ka gjithmonë e më pak gjasa që të përftojë mesazhin e punës, të kurajës, për të ndjekur ëndrra që duken të pamundura për t’u arritur.

Dhe për ta përmbyllur këtu, Paolo Rossi dhe misteri kanë të përbashkët diçka që veçon të gjithë yjet e kësaj bote dhe që shkëputen nga personat normalë, që nuk bëjnë asnjë kompromis dhe që nuk dorëzohen përpara asnjë vështirësie përpara arritjes së një ëndrre që e kanë parë me sy të hapur, pra ëndrra e parë me sytë hapur për të fituar një botëror dhe futbollin që misteri përfaqëson dhe antikitetin dhe sporti gjithashtu edhe për sa i përket forcës së futbollit, përbën një shembull që të gjithë duhet ta kenë parasysh. Asgjë nuk është e pamundur nëqoftëse ne bëjmë sakrifica të mëdha dhe arritja e ëndrrës për të shndërruar skuadrën italiane më shumë se sa skuadra e Holandës dhe kërkoj ndjesë mister, pra më shumë se sa “infermieria”, pra fakti që kjo u bë e mundur, ky sukses u realizua, që vlen, jo vetëm për ata që janë pjesë e botës së futbollit por për të gjithë ne sepse nëqoftëse je në gjendje t’i bësh ballë goditjeve dhe që të arrish të luftosh drejt arritjes së një ëndrre që ti e ke parë më sy hapur sepse ëndrrat që ne shohim ndërsa ne flemë, është pak e vështirë që t’i realizojmë pra dhe janë të rrezikshme dhe mendoj që mesazhi më i madh, më i thellë dhe më i rëndësishëm i kësaj veprimtarie qe ne po organizojmë dhe me këtë rast do të doja të falenderoja edhe Federikën, kërkoj ndjesë nëse ia lejova vetes që të flisja, pra të drejtohem vetëm me emër, por zonja e Paolo Rossit e cila u tregua e gatshme,por të gjithë njerëzit e rëndësishëm janë inteligjentë për realizimin e një ideje të këtij njeriu dhe pastaj Marko ishte i gatshëm për ta realizuar, i cili sigurisht ishte i gatshëm të realizonim një gjë të tillë. Do të doja të falenderoja këtu edhe ambasadorin italian Fabrizio Bucci dhe le të takohemi sërish me 26 janar dhe faktikisht ne paraqitëm vetëm ato të dhënat kryesore siç bëhet edhe në paraqitjen e filmave dhe më tepër në 26 janar do të përurojmë eskpozitën kushtuar Paolo Rossit, legjendës së futbollit italian i cili ishte një ëndërr për të gjithë tifozët shqiptarë dhe është një ekspozitë e një personaliteti të lartë që pati edhe një kurajo të madhe.
Ju faleminderit!

Previous Komiteti Olimpik Mesdhetar për herë të parë zhvillon mbledhjen e tij në Shqipëri