Bruksel, Ministri Hasani: Gati për mbajtjen e Konferencës së dytë Ndërqeveritare Shqipëri-BE - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Bruksel, Ministri Hasani: Gati për mbajtjen e Konferencës së dytë Ndërqeveritare Shqipëri-BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, mori pjesë në Konferencën BE-Ballkani Perëndimor, organizuar nga Miqtë e Evropës në Bruksel.

Gjatë panelit për zgjerimin e BE, Ministri Hasani theksoi se Shqipëri i ka bërë detyrat e saj dhe është gati për hapin e radhës në rrugëtimin e saj drejt integrimit evropian.

“Mesazhi që vjen nga Tirana është i qartë: Jemi gati për BE. Shqipëria është e mirë përgatitur dhe gati për sfidat që e presin përpara. Presim rezultate konkrete nga angazhimi i BE-së në rajon. Koha që Ballkani Perëmdimor të bëhet pjesë e BE-së”, tha ai.

Konferenca i paraprin Samitit të liderëve BE-Ballkani Perëndimor, që do të mbahet më datë 13 dhjetor në Bruksel.

Gjatë samitit të këtij viti, do të ofrohet mundësia për të reflektuar mbi sfidat, rreziqet dhe pasiguritë më urgjente që ka përjetuar rajoni në vitin 2023 dhe të identifikohen perspektivat e tejkalimit të tyre përmes një sërë rekomandimesh politikash.

Previous Miratohet buxheti për arsimin dhe sportin, rritje pagash, cilësi dhe gjithëpërfshirje në arsim Program kombëtar për trajnimin e mësuesve